E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbrojtja e konkurrences Komisioni i Ekonomine miraton ndryshimet



Komisioni per Ekonomine dhe Financat mori dje ne shqyrtim projektligjin Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9121 date 28.7.2003 Per mbrojtjen e konkurrences te ndryshuar e cila eshte nje nisme qe ndermerret ne kuader te perafrimit te legjislacionit shqiptar me te drejten e konkurrences qe zbatohet ne vendet e Bashkimit Europian. Ndryshimet ndermerren me qellim perafrimin e traktatit te Bashkimit Europian si dhe plotesimin e dispozitave qe nuk jane te plota dhe qe kane krijuar probleme gjate zbatimit nga Autoriteti i Konkurrences. Keto ndryshime synojne rritjen e avokatise dhe ndergjegjesimin e publikut per perfitimet nga zbatimi i konkurrences se lire dhe efektive fuqizimin dhe rritjen e mekanizmave shteterore te mbikeqyrjes permiresimin e procedurave ligjore dhe administrative te institucioneve shteterore si dhe koordinimin e tyre. Pas diskutimeve Komisioni e miratoi ne teresi projektligjin ne fjale.

14 Shtator 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›