E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet tarifa ne Qytetin Studenti. Regjistrimet ne 1 tetor

Krahas rregjistrimeve te studenteve ne universitete do te nisin regjistrimet edhe ne godinat ku ata do te strehohen pergjate vitit akademik. Qyteti studenti ne Tirane qe pret dhe numrin me te larte te studenteve kete vit do te strehoje rreth 1800 studente te vitit te pare. Drejtori Bujar Brovina ne nje interviste per alsat thote se ne 1 tetor do te nisin regjistrimet per vitin e pare nderkohe qe fluksi i kerkesave eshte teper i larte ne vecanti nga vajzat.

Per kete vit ne do te kemi vetem 1800 studente qe ne kemi pjesen e akomodimit qe do streohen ne Qytet Studenti vetem per vitet e para. Mund te filloje ne date 1 tetor regjistrimet. Eshte fluksi i madh i vajzave dhe kemi shume kerkesa ne fakt. Por mendoj qe do ta perballojme dhe mos te them qe numri ka arritur shtate me dy raporti ben te ditur Bujar Brovina drejtor i Qyetit Studenti.

Drejtori i Qytetit Studenti thote se kete vit pritet te ndryshoje dhe tarifa e cila do te rritet duke shkuar ne vleren e 40 mije lekeve per nje vit. Ky propozim per rritje sipas Brovines vjen si pasoje e shpenzimeve te medha ne vecanti te energjise elektrike e cila eshte pa limit per studentet.

Per kete vit akademik do te ngrihet pjesa e qerase. Eshte 40 mije leke per nje vit. Shpenzimet jane shume te medha energjia elektrike kalon permasat keshtu qe ne jemi te detyruar qe per kete vit akademik ta bejme 40 mije leke tha ai.

Nje risi kete vit jane sallat e internetit ne cdo godine te Qytetit Studenti te cilat do tu ofrohen studenteve me nje tarife minimale. Nderkohe sipas Brovines studentet do te sistemohen nga tre vete ne dhome. Numri i pergjitheshem i studenteve ne Qyetitin Studenti arrin ne 6500 te rinj.

Edlira Sulejmani Azhornuar se fundi e enjte 16 shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›