E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat e Berishës, Rama: Gënjeshtra dhe turp

Kreu i Partisë Socialiste , Edi Rama i është përgjigjur në Twitter deklaratave të njëpasnjëshme të kryeministrit, Sali Berisha gjatë vizitës së tij në Francë, ku ka fajësuar opozitën për dështim e marrje së statusit kandidat.

Rama i ka quajtur të gënjeshtërta dhe të turshpshme, të gjitha akuzat në adresë të opozitës.

Shaluar mbi kalin e rrenave Saliu shpon veshet botes duke luftuar me opoziten e vendit te tij ne syte e dinjitareve te huaj. C’turp!- shkruan kryesocialisti në Twitter.

Së fundit, kryeministri Sali Berisha në takimin që pati me homologun  tij francez, Francois Fillon i tha atij se pas dy vitesh bllokim të jetës politike nga opozita i cili dëmtoi interesat e vendit, ajo tashmë pranoi ofertat politike të bëra nga maxhoranca gjatë dy viteve, duke sjellë edhe qetësimin e situatës politike.

Thuajse të njëjtën gje, kryeministri Berisha tha një ditë më parë gjatë një intervistë në kanalin TV5 Monde, si dhe gjatë fjalimit të tij në Kongresin e PPE-së në Marsejë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›