Integrimi europian, Fillon-Berisha: Prioriteti ynë
Francë- Integrimi europian është prioriteti dhe objektiva kryesore e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kështu është shprehur kryeministri Berisha gjatë takimit me homologun e tij francez Franois Fillon.
Ndër të tjera kreu i ekzekutivit Sali Berisha u shpreh se pas dy vitesh bllokim të jetës politike nga ana e opozitës, kjo e fundit tashmë ka pranuar ofertat politike të bëra nga mazhoranca, çka ka sjellë edhe qetësimin e situatës politke në vend, në mbrotje të interesave të vendit.
Situata politike dhe jeta parlamentare janë normalizuar dhe një sërë reformash me rëndësi për procesin e integrimit evropian, përfshirë atë zgjedhore dhe miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar, kanë filluar të zbatohen- u shpreh Berisha.
Ndër të tjera duke i siguruar gadishmërinë e qeverisë shqiptare për të marrë çdo masë të nevojshme në integrimin europian, Berisha dhe homologu i tij Fillon diskutuan për bashkëpunimet dypalëshe në fushën e transportit publik, energjive të rinovueshmë, bujqësisë, dhe modernizimi të administratës shtëtërore.
Shkrime të tjera me interes: