Akuzat e ILDKP, reagon Prokuroria: Vendimet të bazuara në ligj
TIRANE- Prokuroria reagon pas akuzave të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë duke nënvizuar se cdo vendim i dhënë, në lidhje me pretendimet e ILKPD, është bërë në bazë të hetimeve dhe i bazuar në ligj.
Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se në lidhje me rastet e cituara nga kreu i ILKPD ka qenë gjykata që ka rrëzuar pretendimet e Inspektoriatit dhe ka lënë në fuqi ato të prokurorisë.
Sot kreu i Inspektoriatit te Lartë te Deklarimit të Pasurisë, Adriatik Llalla akuzoi Prokurorinë se punon me standarde të dyfishta dhe se nuk ka reaguar ndaj kërkesave për ndjekje penale ndaj zyratarëve me konflikt interesi dhe që kanë fshehur pasurinë.
Sipas Llallës, prokuroria ka mbyllur dosjen hetimore ndaj tre zyrtareve të cilët fshehën pasurinë në shuma që kapin shifra 300-800 mije euro. Llala nuk ka përmendur emra konkretë por ka thënë se bëhet fjalë për një zyrtar të Kuvendit, një prokuror dhe një ambasador, ndaj të cilëve prokuroria ka mbyllur cështjen.
(e.n/BalkanWeb)