E Diel, 1 Nëntor 2026

Aluizmi: Gati legalizimet për 1537 ndërtime

TIRANë- Zyra e Agjencisë së Legalizimeve në Tiranë ka njoftuar se është gati lista me 1537 emra, të cilët mund të legalizojnë banesat e tyre. Sipas Aluizmit pagesa do të bëhet në dy mënyra, me para cash dhe me bono privatizimi.

Për të përfunduar këtë proces, këto subjekte duhet të bëjnë pagesën nëpërmjet dy formave: me para cash ose bono privatizimi. Aluizmi njofton se qytetarët duhet të paraqiten pranë zyrave postare për të tërhequr faturat e pagesave dhe shlyer sa më shpejt detyrimin përkatës.

Agjencia e Legalizmeve shpjegon se pagesa me bono privatizimi mund të bëhet vetëm për objektet e banimit ose me funksion të kombinuar.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›