E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat e PS, reagon MASH me shifra zyrtare

Ministria e Arsimit ka reaguar sot pasdite në lidhje me deklaratën e bërë nga PS në Durrës për problemet e arsimit. MASH ka bërë publike shifrat zyrtare në lidhje me arsimin. 

TIRANË - Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka reaguar sot pasdite në lidhje me deklaratat e Partisë Socialiste mbi problemet e arsimit në vend. MASH ka sjellë si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të PS nga Durrësi shifrat zyrtare për arsimin.
“Qeveria, javët e fundit, miratoi 53 programe të reja studimi me 77 diploma të nivelit të dytë dhe 46 mastera të nivelit të parë, duke çelur për herë të parë, ciklin e dytë të studimeve universitare të bazuara mbi procesin standartizues evropian të Bolonjës. Arsimit të detyruar, për herë të parë sivjet, iu shtua viti 9 dhe njekohesisht 57 000 nxënës. Sot 606.115 nxënës studiojnë në shkollat publike dhe jo publike të Shqipërisë”, thuhet në dëklaratën zyrtare.
“Si mund t’u thuash 3.000 mësuesve të rrethit të Durrësit se 85% midis jush janë pa arsim të lartë, edhe pse Drejtoria Arsimore e Durësit e sqaroi opinionin publik se vetëm 5% e këtyre, janë pa arsim të lartë”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit.
Në përfundim të reagimit zyrtar Ministria e Arsimit ka akuzuar opozitën se po përdor arsimin për qëllime propagandistike në një konferencë ideologjike.
(a.s/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›