E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi: Qeveria përgjegjëse për gjendjen e arsimit

Nga selia e Partisë Socialiste në Durrës, deputeti Ben Blushi ka ngritur shqetësimin e situatës së keqe të arsimit në vend. Blushi tha se për këtë përgjegjëse mbetet qeveria. 

TIRANË - Arsimi në Shqipëri është në një situatë shumë të keqe dhe për këtë përgjegjëse është qeveria. Në këtë mënyrë ka deklaruar sot deputeti Ben Blushi nga selia e Partisë Socialiste në Durrës, duke theksuar në të njëjtën kohë edhe rolin esencial që duhet të ketë çdo qeveri ndaj arsimit në vend. “Roli i shtetit në arsim ëhstë esencial, si rregullator, investitor dhe kontrollor.
Qeveria ka zgjedhur një pozicion gomoneje në raport me arsimin, sepse erdhi në pushtet në vitin 2005 dhe tha se do ti fusë të gjithë nxënësit në shkollë të lartë. Në fakt e bëri përgjithësisht por rezultati që kemi sot ëhstë se dëmtoi arsimin në përgjithësi. Në vit në një shkollë private, rezultati ndoshta ëhstë më i keq. Ata paguajnë më shtrenjtë një shërbim më të keq nga ajo që kishin dhe nga ajo që do të duhet të kishin. Është i vetmi treg privat, ndoshta në Evrop ku askush nuk ngel”, ka thënë Blushi.
Më tej Blushi është thelluar në një tjetër problem i cili është ai i punësimit të studentëve të cilët janë diplomuar në arsimin provat. “Biznesi apo administrata në përgjithësi, refuzon të marrë studentë të diplomuar në universitet privat. Ka qenë dhe mbetet problemi kryesor i arsimit në Shqipëri raporti i shkollës me punën. Është shumë e vështirë sot, nuk kemi statistika, por ka një statistike empirike por të vërtetë sepse mund të mbarosh shkollën në Shqipëri por prap nuk gjen punë”, përfundoi Blushi duke folur mbi problemet e arsimit në vend.
(a.s/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›