Akuzat e PS, reagon ministria Bregu
Ministria e Integrimit Majlinda Bregu ka reaguar sot pas akuzave të PS-së se ajo ka gënjyer për pasurinë e saj. Zëdhënësja e ministres Bregu në një konferencë për shtyp ka deklaruar se kreu i PS-së Rama po jep deklarata gënjështare dhe qesharake duke shtuar se gënjeshtarët do të marrin përgjigjen e merituar vetëm nga ligji.
"Edvin Kristaq Rama është burracak dhe gjobëvënës dhe ai po degjeneron tellallët dhe partinë e tij" u shpreh zëdhënësja e ministres Bregu.
Ndërkohë më herët Partia Socialiste përmes deputetes Ermonela Felaj theksoi se ministria e integrimit Majlinda Bregu ka gënjyer për deklaratën e saj të pasurisë duke pretenduar se bashkëshorti i saj ishte dorëhequr që në 2009 nga kompania MIA International, e madje shkeli edhe ligjin duke urdhëruar manipulimin e dokumenteve në QKR.