E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimi i zgjedhjeve,PD i kthen përgjigje opozitës

Maxhoranca i ka dorëzuar gjatë paradites Partisë Socialiste qëndrimin e saj zyrtar ndaj kërkesave per transparencën e zgjedhjeve parlamentare.

Burime pranë Partise Demokratike bëjnë të ditur se kreu i grupit parlamentar të PD Astrit Patozi i ka dërguar homologut socialist Gramoz Ruçi qëndrimin e saj lidhur me zgjidhjen e situates politike.

Ende nuk dihet se cilat janë propozimet e maxhorancës dhe sa përputhen ato me pretendimet e PS, dhe a garantojnë transparencën e procesit zgjedhor të 28 qershorit të vitit të kaluar.

Ndërkaq mësohet se nesër do të jetë Partia Socialiste e cila do ti dërgojë maxhorancës një përgjigje lidhur me këtë qëndrim të ri.

Pak ditë më parë kreu i grupit parlamentar të PS Gramoz Ruçi deklaroi në 28 korrik se i ka dërguar dy propozime Partisë Demokratike për të cilat ende nuk ka marrë përgjigje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›