Akuzat e PS-se ndaj Kolegjit skane te ndalur
Partia Socialiste duket se nuk njeh kufij, përsa i përket shpikjeve për manipulim të opinionit publik. Kreu i Asamblesë Kombëtare Gramoz Ruçi, në një intervistë ka deklaruar se gjykatësit e Kolegjit Zgjedhor, kanë marrë secili 500 mijë euro për vendimet që janë dhënë mbi zgjedhjet për kryebashkiak të Tiranës.
Makina e propagandës socialiste është ngritur vetëm e vetëm për të përbaltur organet e të drejtësisë, institucionet kushtetuese të vendit. Ruçi nuk ka sjellë asnjë provë konkrete, për të mbështetur këtë akuzë të paprecedentë. E vetmja gjë që Gramoz Ruçi artikuloi ishte një fjalë e urtë popullore. Sipas tij, opozita ka veshë dhe se ku ka zë nuk është pa gjë.
Këto veprime të Partisë Socialiste kanë asgjë të përbashkët me ato të një force të përgjegjshme politike, e cila pas çdo përballjeje elektorale pranon rezultatin cilidoqoftë ai.
Opozita shqiptare jo vetëm që nuk pret vendimet e organeve të drejtësisë ashtu siç janë, por shkojnë më tej, kapërcejnë të gjitha caqet e presioneve dhe sulmeve.
Opozita shqiptare, e cilëson veten si progresiste dhe europianiste dhe shprehet se objektivi i saj është integrimi europian. Por, në daljet e fundit publike kryesocialisti Edi Rama, nuk ka treguar këtë fytyrë prej politikani europian. Përveç sulmeve të hapura ndaj Kolegjit Zgjedhor, ai është shprehur hapur se do të bëjë gjithçka për të penguar integrimin europian të vendi, nëse nuk plotësohet teka e tij e radhës. Dhe Rama e ka vërtetuar një gjë të tillë.
Në dy vitet e fundit grupi parlamentar socialist ka bojkotuar të gjitha nismat ligjore në mbështetje të reformave, kyçe për integrimin. Pra kemi një opozitë me dy fytyra, kemi lidershipin e një parti e cila mishëron nivelin më të ulët të hipokrizisë në politikë.
Përmes këtyre lëvizjeve politike opozita shqiptare tregon hapur se është vite yje larg pranimit të vullnetit të popullit. Opozita shqiptare kurrë nuk do të mbërrijë në standardet e demokracisë. Kreu i Partisë Socialiste kurrë nuk do t’i afrohet të qenurit lider.
Rama kurrë nuk do arrijë nivelin e një politikani të vërtetë si Al Gore, i cili jo vetëm pranoi vendimin e Gjykatës, që i jepte fitoren Xhorxh Bushit, por ofroi gjithë potencialin e tij në ndihmë të Presidentit të ri.
Sulmet e Partisë Socialiste, kundër Kolegjit Zgjedhor kanë vetëm një qëllim hedhjen baltë ndaj institucioneve kushtetuese të drejtësisë. ABC NEWS lajmëroi se Partia Socialiste kishte nisur hetimet ndaj 8 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor. Në selinë rozë ishin ngritur grupe pune, që kishin për detyrë mbledhjen e informacioneve kundër gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist Erion Braçe drejtonte gjithë këtë aksion. Sipas informacioneve Braçe i është drejtuar Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, për të marrë informacione mbi të ardhurat dhe pasuritë e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor.
Gjithë këto hapa tregojnë se opozita shqiptare ka zgjedhur rrugën e sulmeve të drejtësisë. Akuza të rënda dhe të pavërtetuara, tregojnë fytyrën e kësaj opozite.