Alibeaj Kuvendi i ri ne te do mbizoteroje psikoza e demokracise
Në seancën e sotme parlamentare, deputetët e mazhorancës po vijojnë diskutimet e tyre për projekligji për Kompleksin e ri Parlamentar.
Relatori i këtij projektligji, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj informoi se ky projektligj i nënshkruar në Kuvend ka kaluar të gjitha procedurat dhe filtrat financiarë dhe marrjes së mendimit nga KM, ashtu sikurse e parashikon dhe Kushtetua.
Sipas Alibejt, ky Kompleks do të ndërtohet me paratë publike, nëpërmjet procedurave të prokurimit publik.
“Vendi ynë, është i vetmi shtet në këtë rajon që nuk ka një Kuvend, e ka të ndarë atë në dy ndërtesa. E paparë në ndonjë histori arkitekturore. Kjo është arsyeja pse do të duhet të ndërtojmë Kuvendin, i cili do të jetë i shqiptarëve, ku do të mbizotërojë psikoza e demokracisë së këtij shteti”, nënvizoi Alibeaj.
Para dy ditësh, ky projektligj i propozuar nga 38 deputetë të PD-së, ka marrë votat e maxhorancës në Komisionin e Ligjeve. Me miratimin e këtij projektligji, hapet rruga e procedurave të mëtejshme për Kompleksin e ri parlamentar.