E Shtunë, 31 Tetor 2026

Helikopteri per VIP-at Imami sqaron ne Kuvend blerjen

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka sqaruar sot blerjen e helikopterit për personalitetet e larta të vendit. Ministri theksoi se nga ana e ministrisë po bëhet një kontratë e re, që lidhet me marrjen e një helikopteri në vit.

“I propozuam qeverisë që kjo kontratë të shtyhej prej 5 vitesh, duke filluar nga viti 2009 deri në vitin 2014 për të bërë pagesat në mënyrë më të arsyeshme. Kontrata ka 2-3 elementë të tjerë, që janë të lidhur me ndryshime teknike, por që nuk sjellë asnjë lloj ndryshimi. Meqenëse kontrata ka kaluar në parlament gjatë vitit të kaluar, çfarë do ndryshim i saj duhet të kalojë në parlament”, u shpreh Imami.

Po ashtu ministri informoi se kontrata për helikopterin është negociuar gjatë për të gjetur zgjidhjen më të mirë dhe pagesën më të përshtatshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›