E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat e Ramës: Korrupsioni i Imamit po shqetëson NATO-n. Pajisjet e ushtrisë po përdoren për të përgjuar opozitën

Share

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, foli shkurt në mbledhjen e grupit parlamentar të PS për refuzimin që iu bë deputetëve opozitarë që të kontrollojnë Ministrinë e Mbrojtjes. Këta të fundit shkuan sërish sot në ministri, por u refuzuan, edhe pse zyrtarisht Kuvendi ka nisur një shkresë për të lejuar kontrollin e Komisionit të Sigurisë.

Ndërkohë Rama lëshoi akuza shumë të ashpra për Imamin, duke thënë se korrupsioni i tij është bërë shqetësues për vendet e NATO-s. Rama deklaroi se pajisjet e ushtrisë po përdoren për të përgjuar opozitën, edhe pse nuk e shtjelloi shumë këtë akuzë.

Çfarë synon të fshehë Arben Imami? Ne kemi informacionet e besueshme për të besuar se në Ministrinë e Mbrojtjes sundon një korrupsion që është bërë shqetësues për aleatët e NATO-s. Trafiku i sapozbuluar i armëve është vetëm maja e ajsbergut.

Mjetet e ushtrisë janë përdorur për përgjimin e opozitës. I siguroj përgjuesit se do përgjigjen në zgjedhjet e ardhshme, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›