Akuzat e SHBA, Siria mohon përdorimin e armëve kimike
SIRI- Pas deklaratave të SHBA, se në Siri ka prova të forta për përdorimin e armëve kimike, vjen edhe reagimi zyrtar i Sirisë. Ministri i Jashtëm Walid Muallem ka mohuar përdorimin e armëve kimike.
Sekretari i Shtetit, John Kerry, ka thënë se në Siri janë përdorur armë kimike, madje sipas tij ka prova të forta për përdorimin e tyre. Kerry ka akuzuar regjimin e Bashar al-Assadit për shkatërrimin e provave.
Ai ka bërë të ditur se presidenti Barack Obama është duke u konsultuar me aleatët dhe ligjvënësit amerikanë dhe do të marrë vendim për mënyrën se si t’i përgjigjet sulmit të 21 gushtit.
Më herët, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se çdo ndërhyrje pa rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të shkelte ligjin ndërkombëtar.
Por, sekretari i Jashtëm britanik, William Hague, ka thënë se një reagim i tillë do të ishte i mundur edhe pa leje të Këshillit të Sigurimit.
Komentet janë bërë derisa ekspertët e OKB-së kanë vizituar lokacionin pranë Damaskut, ku dyshohet se ka ndodhur sulmi kimik.
(m.a/BalkanWeb)