Haxhinasto: Qeveria re të gjejë formulën për të paguar borxhin e biznesit që la Berisha
TIRANË- Ministri i ardhshëm i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto gjatë fjalës së tij në ditën e dytë të konferencës së organizuar nga PS, me titull’ Shqipëria e Gjeneratës Tjetër”, shprehu prioritetin që qeveria “Rama” duhet të ketë për pagimin e borxhit ndaj biznesit.
“Të gjejmë formulën e duhur për të paguar ato pagesa që nuk janë bërë ende tek biznesi. Kjo duhet bërë dhe ne duhet të gjejmë formulën me të mirë për të paguar detyrimet e biznesit”, tha Haxhinasto.
Ndër të tjera, Haxhinasto theksoi nevojën e përmbylljes së projekteve të papërfunduara teksa shpalosi disa qasje që duhen të ndërmerren në fushën e infrastrukturës.
Së pari dëshiroj të shpjegoj qasjen tonë për infrastrukturën dhe për masat që ne besojmë se janë të domosdoshme si në aspektin afatshkurtër dhe afatgjatë. Infrastruktura mund të krahasohet me sistem vaskular të rritjes. Ajo duhet të rritet pasi mund te pengojë ose zhvillje rritjen. Kemi dy qasje: Së pari si dhënësi i shërbimeve, së dyti si gjenerator i rritjes dhe punësimit dhe të ardhurave. Në qasjen e arë qytetari duhet te jene në qendër të kësaj qasje, pasi do të thotë duhen mbaruar punët e pa mbaruara në gjithë vendin sipas standardeve. Së dyti duhet dhënë siguri më e madhe në transport. Cilësia e transportit publik, uji, dhe përpunimi i ujërave janë elemente të tjera. Natyrisht dhe mbetjet urbane një cështje shumë e rëndësishme ku duhet të përmirësojmë cilësinë e shërbimeve. Kostoja e shërbimi publik, të cilat janë me kosto teje të larta, që janë barrë për qytetarët shqiptarë. Duhet të kemi parasysh disa elementë; si mbështetja e sektorëve që mund të sjellin rritje, si bujqësia apo turizmi. Një qasje tjetër është mbështetja e biznesit. Ne nuk mund të mohojmë faktin se sektori privat është gjeneruesi kryesor i rritjes ekonomike mund të themi se me qëllim që në të kryejmë këtë funksion na duhet një qaje e bashkërenduar, që ka të bëjë me planifikimin dhe marrjen në konsideratë të një qasje të re. Investimi duhet te sjelle zhvillimin dhe shërbime më te reja për qytetarin. Si qasje të tretë, ne duhet të mbajmë si prioritet integrimin, e infrastrukturës sonë jo vetëm ne nivel rajonal por dhe evropian”, theksoi Haxhinasto.
(e.m/BalkanWeb)