E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci: Raportii Dick Marty shpifjendaj meje

PRISHTINË- Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se akuzat e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marty janë të drejtuara kundër Kosovës, kundër luftës së UÇK-së dhe kundër tij personalisht.

Thaçi kërkoi që populli i Kosovës t'i marrë me qetësi këto raporte, ndërsa u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar për zbardhjen e së vërtetës.

Thaçi tha se do t'i ndjekë mjetet legale dhe politike për të hedhur poshtë përmbajtjen e raportit, duke përfunduar se në fund do të triumfojnë drejtësia dhe e vërteta.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›