E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat e deputetëve të PD-së, reagon Presidenti

Reagon presidenti pas akuzave të deputetëve demokratë në lidhje me paraqitjen e dekreteve.Sipas deklaratës së bërë në lidhje me këtë thuhet se Presidenti i Republikës gjatë gjithë vepritmarisë së tij ka qenë konsekuent në zbatim të kompetencave të tij e në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe në asnje rast, Presidenti i Republikës nuk është gjendur nga Gjykata Kushteutese në kundërshtim me keto dispozita.Sipas këshilltrarëve ligjor të presidencës përgjegjësia për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarëve të Gjykatës së Lartë është e barabartë si për Presidentin e Republikës ashtu edhe për Kuvendin e Shqipërisë. Në deklaratë citohet gjithashtu se Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk bën fjalë për konsultime paraprake midis institucioneve, por për bashkëpunim institucional. Vendimi i Gjykatës ,Kushtetuese sipas kreut të shtetit ka parasysh faktin se emërime të tilla nuk mund të bëhen vetëm nga njëri institucion dhe asnjëri prej të dy institucioneve nuk ka peshë apo rol më të madh në miratimin e tyre. Por, të dy institucionet, jo vetëm që kanë pozicionin e tyre kushtetues në ushtrimin e kompetencave të tyre, por cdo vendimmarrje e tyre, duhet të jetë e pavarur nga ndërhyrjet paraprake të njëri - tjetrit. Gjithashtu shpjegohet edhe arsyeja se përse nuk janë realizuar konsultime midis dy institucioneve në përzgjedhjen e kandidaturave.Presidenti vlerëson faktin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve dhe për këtë presupozon respektim të kompetencave të secilit institucion dhe jo konsultim paraprak.Një gjë e tillë është kërkuar edhe prej anëtarëve të Komisionit të Venecias në Opinionin e datës 7 dhjetor 2004, ku thuhet se:” Kërkesa për dhënien e pëlqimit nga Kuvendi, nuk do të thotë nje nderhyrje paraprake te Kuvendit ne zgjedhjet e Presidentit, por do te thotë se Kuvendi ka kompetencën për dhënien ose jo të pëlqimit. Një debat i hapur i Kuvendit mbi dekretet e Presidentit të Republikës është i rëndësishëm, për t`i dhënë Presidentit informacionin e nevojshëm për arsyet e refuzimit të dhënies së pëlqimit, arsye të cilat do ta lejonin Presidentin, që në të ardhmen të dërgojë në Kuvend kandidatura të pranueshme nga Kuvendi”.Kjo ishte përgjigja e kreut të shtetit vetëm pak orë pas deklaratës së deputetëve të Partisë Demokratike në të cilëni kërkohej Presidentit Bamir Topi, që çdo propozim që kërkon miratimin e Kuvendit, duhet ta bëjë në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kjo deklaratë e deputetëve demokrat erdhi pas rrëzimit të kandidaturës së Sali Shehut për kreun e KLSH-së në Parlament.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›