Topi-deputeteve te PD Presidenti dhe Kuvendi rol te njejte per emerime
Tirane 5 nentor 2011 NOA- Pas deklarates se deputeteve demokrate anetare te Komisionit per eshtjet Ligjore ku i kerkuan PresidentitTopi qe ne propozimet qe ben per kreret e institucioneve te respektoje Kushtetuten reagon ky i fundit.
Ne nje qendrim zyrtar nepermjet keshilltareve ligjore sqarohet se Presidenti i Republikes gjate gjithe vepritmarise se tij ka qene konsekuent ne zbatim te kompetencave te tij e ne perputhje me dispozitat kushtetuese dhe ne asnje rast Presidenti nuk eshte gjendur nga Gjykata Kushteutese ne kundershtim me keto dispozita.
Deputetet demokrate ne qendrimin e tyre u shprehen se pardje per here te pare ne historine e Parlamentit shqiptar qe nga viti 19991 nje dekret ne Kuvendin e Shqiperise mori vetem nje vote dhe ky ishte votimi per kandidatin per kryetar te Kontrollit te larte te Shtetit te dekretuar nga Presidenti i Republikes qe sipas demokrateve ky propozimi i Presidentit ishte ne kundershtim te hapur me Kushtetuten dhe jurisprudencen e Gjykates Kushtetuese.
Ne deklaraten e Keshilltareve te Topit thuhet se
Vlersojme se Kushtetuta dhe jurisprudenca e Gjykates Kushteuese jane mjaft te qarta ne percaktimin e kompetencave te Presidentit te Republikes dhe te Kuvendit te Shqiperise per ushtrimin e detyrimeve te tyre. Megjithate sqarojme opinionin publik me konkretisht se
Vendimi i Gjykates Kushteutese nr. 2 date 19.01.2005 ne teresine e tij i eshte pergjigjur kerkeses se paraqitur para saj se cila eshte pergjegjesia roli dhe pozicioni i Presidentit te Republikes dhe i Kuvendit te Shqiperise ne rastet e emerimit te anetareve te Gjykates Kushtetuese dhe anetareve te Gjykates se Larte. Ky vendim ka percaktuar ne pjesen arsyetuese te tij se te dy institucionet si Presidenti i Republikes ashtu edhe Kuvendi i Shqiperise kane pergjegjesi dhe rol te barabarte ne rastet e emerimeve te tilla. Asnje nga institucionet nuk mund te kete epersi ne vendimmarrjet e veta pasi te tilla emerime kerkojne bashkepunim midis institucioneve. Vendimi i Gjykates Kushtetuese nuk ben fjale per konsultime paraprake midis institucioneve por per bashkepunim institucional. Ne vleresimin tone ky vendim i Gjykates Kushteutese ka parasysh faktin se emerime te tilla nuk mund te behen vetem nga njeri institucion dhe asnjeri prej te dy institucioneve nuk ka peshe apo rol me te madh ne miratimin e tyre. Por te dy institucionet jo vetem qe kane pozicionin e tyre kushtetues ne ushtrimin e kompetencave te tyre por cdo vendimmarrje e tyre duhet te jete e pavarur nga nderhyrjet paraprake te njeri- tjetrit.
Ne gjykojme se emerime te tilla nuk mund te kerkojne konsultime paraprake jo vetem sepse vendimi i Gjykates Kushtetuese nuk e kerkon dicka te tille por edhe sepse parimi i ndarjes dhe balancimit te pushteteve presupozon respektim te kompetencave te secilit institucion dhe jo konsultim paraprak. Ky eshte edhe mendimi i anetareve te Komisionit te Venecias ne Opinionin e dates 7 dhjetor 2004 ku thuhet se Kerkesa per dhenien e pelqimit nga Kuvendi nuk do te thote nje nderhyrje paraprake te Kuvendit ne zgjedhjet e Presidentit por do te thote se Kuvendi ka kompetencen per dhenien ose jo te pelqimit. Nje debat i hapur i Kuvendit mbi dekretet e Presidentit te Republikes eshte i rendesishem per ti dhene Presidentit informacionin e nevojshem per arsyet e refuzimit te dhenies se pelqimit arsye te cilat do ta lejonin Presidentin qe ne te ardhmen te dergoje ne Kuvend kandidatura te pranueshme nga Kuvendi.
a.y/NOA