Akuzat e opozitës për rritjen e çmimeve, Rama: Kemi inflacionin më të ulët në rajon

Kriza energjetike dhe ajo ushqimore kanë bërë që çmimet e produkteve të shportës, ato të naftës dhe gazit dhe të energjisë të pësojnë një rritje të frikshme ku shpresa për të pësuar ulje të tyre apo stabilizim janë të pakta. Krizë që po rëndon në xhepat e qytetarëve dhe rritur pasigurinë.
Ndërsa për produktet e shportës dhe karburanteve qeveria ka ngritur bordet e transparencës që gjithnjë e më shumë po akuzohen nga opozita si “shushunja që të pinë gjakun” lidhur me rritjen e çmimit të energjisë qeveria ka vendosur ta përballoj vetë rritjen e çmimit në bursë duke mbrojtur konsumatorin familjar dhe të bizneseve të vogla.
Kryeministri Edi Rama ka postuar një grafik ku tregon se infeksioni në vendin tonë është më i ulëti në rajon. Për këtë, sipas Ramës, ka ndikuar rritja e prodhimit vendas si dhe mbulimi 100% nga qeveria i rritjes së çmimit të energjisë.
“Mbulimi 100% nga qeveria i rritjes së çmimit të energjisë elektrike për familjarët dhe bizneset e vogla dhe rritja e prodhimit vendas, kanë bërë që rritja e inflacionit në Shqipëri të jetë më e ulëta në rajon! Këto janë të dhëna të muajit prill”, shkruan Rama.
/rtsh.al/