Braçe: Paratë po pastrohen nëpërmjet informalitetit dhe kripto- monedhave

Informaliteti, si dhe pastrimi i parave nëpërmjet kripto-monedhave, ka qenë sot një shqetësim i ngritur nga deputeti socialist, Erion Braçe. Sipas tij, informaliteti është një problem i madh në Shqipëri, dhe po bën dëm.
“Institucionet duhet të merren me problemin. Kërkoj me forcë bashkëpunimin e agjencive për të goditur në mënyrë të qëndrueshme këtë aktivitet”, theksoi Braçe.
Shqetësim tjetër, sipas tij, është aktiviteti i kripto-monedhave.
“Eshtë e verifikuar çështja e pastrimit të parave përmes kripto- monedhave nga Londra në Tiranë. Kur kërcënohet stabiliteti financiar, institucionet duhet të bëhen një dhe të godasin veprimtarinë kriminale. Paratë e krimi të organizuar po pastrohen përmes kripto-monedhave. Ne duhet të përballemi, jo duke rregulluar rregulloren, por përmes ligjeve. Aktiviteti i kripto-monedhave kryhet në call-center në mes të Tiranës dhe ky është krim”, deklaroi Braçe.
/rtsh.al/