E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha: Rama ka humbur çdo sens realiteti, bordet shushunja që të fusin në depresion

Deputeti Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend, ka vënë në epiqendër bordet për përcaktimin e çmimeve, duke i etiketuar si “shushunja që të pijnë gjakun dhe të fusin në depresion”.

“Prej kohësh janë denoncuar bordet si institucione të të shkuarës sonë komuniste. Sot u konfirmuar me krenari se me këtë metodë komuniste ka gjetur shpëtimin e qytetarëve shqiptarë.. Unë e denoncoj këtë. Këto borde janë si shushunja që po i pinë gjakun dhe po i fusin në depresion me çmimet stratosferike, vetëm për të mbrojtur qeverinë dhe oligarkët e saj. Ai që ia mbathi dhe kjo zonja këtu që bëhet parzmore e tij dhe shkel rregulloren, tha se po bën heroizëm me energji. Ky vend energjinë e ka nga burimet natyrore dhe ujore. Në mënyrën më të papërgjegjshme deklarohet se biznesin e vogël e kemi me zero taksa, në një kohë kur vetëm për energjinë elektrike i merren 2 herë më shumë se vite më parë. Ky zotëri ka humbur çdo sens realiteti”, deklaroi Berisha.

/rtsh.al/

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›