Akuzat e paverteta per Piramiden

Ministria e Kultures i pergjigjet Fatmir Xhafes dhe e keshillon te shkoje ne dasmen e kryetarit e te mos merret me te paverteta
Ndersa kryesocialisti Edi Rama po feston celebrimin martesor ne periferi te Tiranes me lsquobashkeshorten e re Linda Bashen Ministria e Kultures i ka kthyer nje pergjigje deputetit te Partise Socialiste Fatmir Xhafaj lidhur me fondin per rikonstruksionin e ish piramides ne teater kombetar nje fond i miratuar nga qeveria diten e enjte ne te njejten dite kur parlamenti votoi per ngritjen e komitetit per ndertimin e Parlamentit te ri pikerisht ne vendin ku ndodhet ish piramida e diktatorit Enver Hoxha sot Qendra Nderkombetare e Kultures Pjeter Arbnori.
Zedhenesja e MTKRS-se Lorisa Ylli tha ne nje konference per shtyp dje pasdite se Fatmir Xhafaj ne vend qe te festojne per dasmen e kryetarit te tyre deputetet e kesaj partie e kane mendjen te akuzojne qeverine per te pavertetat qe duan ti besoje populli shqiptar. Eumlshte per tu cuditur fakti qe Partia Socialiste permend gjithmone qe vendi eshte ne krize e nderkohe mendjen e kane tek Faraoni i vjeter. Dashurine e madhe qe kane per piramiden do tua shprehim sa here ata do te kene nevoje per nje tapet te kuq per ta shtruar tha zedhenesja e MTKRS-se.
Sipas saj shpenzimet e deritanishme do te jene te gjitha funksionale dhe nuk do te kete mungese efektiviteti.
Zedhenesja e MTKRS-se Lorisa Ylli i ka sugjeruar deputetit socialist Fatmir Xhafaj te shkoje ne dasme nese e ka nje ftese e te mos lodhe shqiptaret me akuza pambarim ndaj qeverise. Ne ndryshim nga kjo parti i urojme kryetarit jete te lumtur permbylli deklaraten e saj ne emer te Ministrise se Kultures zedhenesja e dikasterit.
Kuvendi miratoi javen e kaluar projektvendimin Per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar i cili do te ndertohet mbi Piramiden e ish-diktatorit Enver Hoxha duke i dhene ne kete menyre rruge perfundimisht ndertimit te nje kompleksi modern ku do te ushtrojne vullnetin e qytetareve shqiptare dhe miratojne ligje te rendesishme ligjvenesit shqiptare.
Miratimi i ketij vendimi u parapri nga deklarata e kryeparlamentares Topalli e pasuar me pas nga ana e kryeministrit Berisha i cili nenvizoi ne mbledhjen e radhes se qeverise miratimin e nje vendimi te tille.
Nderkohe qe ndertimi pikerisht ne vendin ku ishte ngritur Piramida e diktatorit e selise se parlamentarizmit shqiptar ka dhe simboliken e vecante.