E Shtunë, 31 Tetor 2026

Omari Me 70 vota nga 140 vendimi eshte i pavlefshem

Konstitucionalisti e cileson si te pavlefshem votimin e raportit per papajtueshmerine e mandatit te deputetit socialist Ilir Beqja


Nese ka pasur te pranishem 140 deputete do te duheshin 71 vota. Pra me 70 vendimi i eshte i pavlefshem dhe i pazbatueshem.


Konstitucionalisti Luan Omari e cileson si te pavlefshem votimin e raportit te Keshillit te Mandateve per papajtueshmerine e mandatit te deputetit socialist Ilir Beqja. Ne nje prononcim te dhene per gazeten Shekull juristi i njohur i cili ka qene anetar i Komisionit te Venecias dhe madje per nje periudhe kohe edhe nje nga tre nenkryetaret e tij ka analizuar debatin qe lidhet me ceshtjen Beqja.


Duhet gjysma - 1 e deputeteve. Nese ka pasur te pranishem 140 deputete do te duheshin 71 vota. Pra me 70 vendimi i eshte pavlefshem dhe i pazbatueshem -deklaroi Omari.


Juristi i njohur kerkoi nga politika shqiptare qe te shikoje ceshtjen e ngritur. Madje ai kerkon ngritjen e nje komisioni qe do te verifikonte vlefshmerine e vendimit. Duhet te shikohet. Duhet te ngrihet nje komision.


Nuk ka nje praktike per kete pune. Vetem ne Shqiperi ndodh kjo pune qe te vidhet vota ne mes te parlamentit sugjeroi konstitucionalisti. Per te duhet te gjendet nje menyre vete nga deputetet te dy palet per te zgjidhur ceshtjen e krijuar.


Sipas tij kjo pune qe po ndodh nuk eshte hera e pare qe behet ka 4-5 raste qe po ndodh jo vidhet vota jo nuk vidhet vota. Te shikohet te rregullohet sistemi elektronik.


Ne kuvend ka tabulate qe eshte prania e 140 deputeteve te ngrihet komision dypalesh dhe te hetohet. Vete parlamenti duhet te gjeje nje menyre per te dale nga kjo situate. Kjo gje nuk eshte e pare asgjekund eshte teresisht shqiptare- tha Luan Omari.


Per sa i perket raportit qe do te shkoje ne Gjykaten Kushtetuese konstitucionalisti eshte i mendimit se nese Partia Socialiste ka ankesa per menyren e votimit ajo duhet ti adresoje ato ne Gjykate permes provave.


Sipas tij Gjykata Kushtuese do te kete nje prove qe kane qene kaq deputete dhe nese ka prova te mjaftueshme qe kane qene 140 deputete atehere eshte e qarte ceshtja. Ai thekson se duhet qe PS te jape provat qe nuk eshte shumica qe ka votuar dhe eshte me pak se shumica. Ne te gjitha rastet juristi vlereson se procesi ankimimit duhet te funksionoje ne baze te provave.


Krahas mosmarrjes se votave te mjaftueshme gjate procesit te numerimit deputeti i grupit parlamentar Socialist Fatmir Toci nuk mundi te votonte megjithese ishte prezent per shkak te nje problemi qe lidhej me elektroniken sic u justifikuan punonjesit e Kuvendit.


Per konstitucionalistin eshte e nevojshme qe te merren masa per te ardhmen se keto gjera nuk jane te parashikuar dhe vetem ne Shqiperine ndodhin te tilla probleme. Kete gjera nuk i ka rregullorja.


As jashte shtetit nuk merren me keto probleme. As ne Kushtetute nuk shikohen keto gjera keto hollesira. Nuk jane gjera keto. Duhet te pakten te merren masat per te ardhmen.


Sot shumica neser mund te jete pakice dhe mund ta pesoje ajo. do pale eshte e interesuar qe ta zgjidhe normalisht. Keto jane gjera qe kane ndodhur ne Shqiperi dhe nuk kane ndodhur gjekundi ketu duhet gjetur ilaci. Ilaci mund te jete duke ndryshuar ligjin rregulloren sistemin elektronik te gjitha keto gjera sugjeron ish-anetari i Komisionit te Venecias nga viti 1998 deri ne vitin 2006 per dy mandate rresht.


Rregullimi


Kjo pune qe po ndodh nuk eshte hera e pare qe behet ka 4-5 raste qe po ndodh jo vidhet vota jo nuk vidhet vota. Te shikohet te rregullohet sistemi elektronik.


Ne kuvend ka tabulate qe eshte prania e 140 deputeteve te ngrihet komision dypalesh dhe te hetohet. Vete parlamenti duhet te gjeje nje menyre per te dale nga kjo situate. Kjo gje nuk eshte e pare asgjekund eshte teresisht shqiptare- tha Luan Omari.


Masat


Duhet te pakten te merren masat per te ardhmen. Shumica sot neser mund te jete pakice dhe mund ta pesoje ajo. do pale eshte e interesuar qe ta zgjidhe normalisht. Keto jane gjera qe kane ndodhur ne Shqiperi dhe nuk kane ndodhur gjekundi ketu duhet gjetur ilaci. Ilaci mund te jete duke ndryshuar ligjin rregulloren sistemin elektronik te gjitha keto gjera- sugjeroi konstitucionalisti i njohur shqiptar.


Deputeti i Partise Socialiste akuzon mazhorancen se ka shkelur ligjin themeltar te shtetit

Tahiri PD ka shkelur Kushtetuten

Deputeti i Partise Socialiste njeheresh anetar i Komisionit te Ligjeve Saimir Tahiri deklaroi dje se mazhoranca ka shkelur Kushtetuten te pakten ne 5 raste me mandatet e deputeteve demokrate te cilet edhe pse u zgjodhen si ligjvenes gjate zgjedhjeve te 28 qershorit vijuan te ushtronin funksionin e te zgjedhurve vendore.


Ne nje prononcim per mediat nenkryetari i grupit parlamentar socialist shpjegon se krahas faktit se ato kane kandiduar pa hequr dore nga detyra e drejtuesit vendor kane ushtruar detyren nderkohe qe jane zgjedhur deputete dhe kane vazhduar ta ushtrojne detyren edhe pasi jane zgjedhur deputete. Kushtetuta mbi kete ceshtje eshte fare e qarte.


Ata kane shfrytezuar detyren e tyre si te zgjedhur te pushtetit vendor per tu zgjedhur deputete pra kjo eshte nje gje e palejueshme. shte nje shkelje flagrante e Kushtetutes dhe si te tille mandati i tyre eshte nul -deklaroi Tahiri.


Gjithsesi Partia Socialiste tha ai nuk ka marre kurre persiper te beje akuza te pabaza por vetem kemi hedhur drite mbi fakte te cilat jane te njohura publikisht dhe per te cilat i kerkojme Gjykates Kushtetuese interpretim perfundimtar te ketyre dispozitave.


Vetem pak dite me pare Partia Socialiste permes firmes se deputeteve kerkoi nga Gjykata Kushtetuese interpretimin e nenit 697071 dhe 71 te Kushtetutes qe kane te bejne me rastin e papajtueshmerise se mandatit te deputetit.


Per sa kohe te 4 nenet kane te bejne me mandatin e deputetit sic nuk kane te bejne vetem me mandatin e deputetit por duke lexuar edhe dispozitat e tjera te Kushtetutes ne harmoni kane te bejne me mandatin e cdo te zgjedhuri nga populli apo nga parlamenti dhe ketu kam parasysh anetaret e Gjykates Kushtetuese anetaret e Gjykates se Larte vete Presidentin e Republikes ministrat qeverine e keshtu me radhe- u shpreh deputeti socialist.


Sipas tij kjo nuk ka te beje me deputetin Beqja. Ai tha se insinuatat e pushtetit te korruptuar te Sali Berishes ndaj deputetit Beqja jane te pabaza dhe kete e dine shume mire dhe e di shume mire populli.


fare ndodhin ne seancen e fundit plenare


Pavaresisht perpjekjeve te mazhorances per te arritur numrat e nevojshem ne salle mazhoranca mundi te siguroje vetem 70 vota pra as numrin e mjaftueshem per te zgjedhur kryeministrin.


Nga frika e rrjedhjes se votave shumica vendosi qe votimi te kryhej me elektronike jo i fshehte sic kerkonin socialistet. Paulin Sterkaj Dritan Prifti Shpetim Idrizi dhe Dashamir Tahiri mbanin ne dore numrat e mazhorances. Te katert nuk e votuan heqjen e mandatit.


Tre te paret dhane voten kunder ndersa Tahiri abstenoi. Surprize ka qene vota e deputetit te LSI-se Lefter Koka i cili abstenoi duke i hequr mazhorances voten e vetme qe i jep superioritet numerik ne Kuvend.


Dergimi i raportit te miratuar ne parlament per ne Gjykaten Kushtetuese per ti kerkuar heqjen e mandatit te deputetit Ilir Beqja u sigurua vetem fale bllokimit te sistemit te votimit te deputetit te PS-se Fatmir Toci. Edhe pse ishte prezent qe nga minuta e pare ne sallen e Kuvendit ne momentin e votimit per raportin sistemi elektronik nuk ka funksionuar.


Per pasoje ne rezultatin perfundimtar te shpallur nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli pozita arriti qe te siguroje 70 vota nderkohe qe opozita arriti 69 vota kunder mazhorances pa llogaritur voten e pavlefshme te Fatmir Tocit.


PS sjell ne vemendje vendimin e Gjykates Kushtetuese


Sekretari per eshtjet Ligjore ne PS Fatmir Xhafaj ne reagimin zyrtar qe beri per ceshtjen Beqja tha se sipas interpretimit te Kushtetutes qe ka bere Gjykata Kushtetuese nisma politike personale e ciftit Berisha-Topalli eshte rrezuar. Inkuizicioni politik hakmarrja e verber ndaj kundershtarit te tyre socialist deputetit te Shkodres ne vecanti dhe gjithe opozites ne pergjithesi eshte rrezuar dhe eshte nul.


Plot nje vit me pare vendimi me numer 29 date 21 tetor 2009 ne rastin e ankimimit te nje kandidati per Gjykaten e Larte rrezuar me votim nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise jep kete interpretim Vendimi i Kuvendit miratohet kur per te kane votuar pro jo me pak se gjysma plus nje e anetareve qe jane te pranishem -argumentoi deputeti i Partise Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›