Komuna Trebinje konfirmon suksesin elektoral te koalicionit PD-LSI

Nga hapja e kutive te para te votimit Kandidati i Koalicionit te Integrimit ne komunen Trebinje Feim Jashallari konfirmohet me nje avantazh bindes ndaj atij te PS-se edhe pse kutite e hapura jane nga qendra votimi tradicionalisht te majta
Kandidati i Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim Feim Jashallari ka rezultuar fitues ne perballjen e djeshme per kryetar te komunes Trebinje ne Pogradec. Hapja e disa prej kutive te votimit nxoren ne epersi te theksuar prej mbi 100 votash kandidatin e koalicionit PD-LSI Feim Jashallari ndersa ne oret e para te dites se sotme do te konfirmohet edhe rezultati perfundimtar i procesit te zgjedhjeve ne kete njesi vendore. Kandidati i koalicionit te Integrimit Jashallari garonte ne perballje me ate te Partise Socialiste Behar Kastrioti. Ne votim u thirren 2 500 votues ndersa mesohet se kane marre pjese mbi 51per qind e tyre nje pjesemarrje kjo e kenaqshme. Procesi i votimit u zhvillua i qete dhe pa incidente.
Ai nisi ne oren 07.00 te mengjesit per tu mbyllur ne oren 19.00.
Zgjedhjet ne Trebinje erdhen pas arrestimit te kreut te meparshem te Komunes Gjergji Buzo perfaqesues i Partise Socialiste pasi u akuzua per shperdorim detyre dhe ryshfet.