Dyqanet luksoze te dhuratave realizojne xhiron vjetore nga dasmoret e Edvinit
Kronika xibrakiane
Nje komision i pranimit te dhuratave ka inventarizuar dhuratat luksoze per te kontrolluar a jane te pranishem edhe klientet e nuses tek Bordi i Fondacionit Shoqeria e Hapur por edhe per te verifikuar a u realizua plani 2 milione eurosh i planifikuar te fitohej nga zijafeti i djeshem
Dyqanet luksoze te dhuratave ne Tirane kane bere shume xhiro keto dite te fundit saktesisht pas konfirmimit te gjithsecilit prej rreth 600 deri 800 dasmoreve te Edi Rames te cilet kishin mundur te siguronin ndonje ftese per eventin e djeshem. Per te rene sa me shume ne sy te dhendrit gjithsecili prej 600 deri 800 te ftuarve eshte dyndur neper dyqanet luksoze te dhuratave ne Tirane me qellimin ne vetvete se kush e kush te bente dhuraten me te shtrenjte duke regjistruar xhiron vjetore per keto njesi sherbimi... Halli i madh i disa te ftuarve ka qene shfaqja e tyre sa me prane nuses jo qe te dukeshin ne media por qe nusja te shihte si klientet e saj qe kishin marre fonde parapagim nga Bordi i Fondacionit Soros qe ajo drejton prej vitesh ta shihnin se ia vleresonin ndihmen dhe se ne njefare menyre po ia shperblenin. Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali te cilet i njohin Xhillarit disa sponsorizime e bursa u shfaqen prane nuses edhe pse nxinin ne fytyre por vezhguesit u ndane ne mendime se nga u vinte kjo merzi...
E gjithe kjo situate sfilate per dhuraten me te shtrenjte i ka vene ne nje situate jo komode dasmoret te cilet ndersa nga njera ane u duhej te binin ne sy para Komisionit te Pranimit dhe Vleresimit te Dhuratave njeherazi u duhej te fshihnin kete dyndje neper dyqanet luksoze te Tiranes thjesht dhe vetem per te mos zhgenjyer dhendrin Edi Rama i cili prej kohesh beson se kriza ekonomike e ulur kembekryq ne mendjen e tij do tia prishte humorin atij kur te shihen dasmoret duarbosh dhe me luge ne brez ne dasmen e tij.
Me gjithe besimin per krize ekonomike dasmoret pjesemarres ne ceremonine duket se ia kane fashitur nga mendja Edi Rrames kete enderr qe ai sheh me sy hapur prej kohesh. Kjo deshire e shfrenuar per dhurata sa me te shtrenjta pervecse ka konfirmuar mungesen e krizes ekonomike per te keqen e Edi Rames i ka hapur pune jo te vogel edhe Komisionit te Pranimit dhe Vleresimit te Dhuratave i cili do te duhet te beje inventarizimin dhe hyrje ne magazine te dhuratave te shtrenjta. Pas kesaj ketij komisioni i del nje tjeter pune edhe me e madhe per vleresimin e ketyre dhuratave.
Nje tjeter komision mesohet se pret radhen per te filluar pune.
Edi Rama i cili konsiderohet si politikani i varfer ku dasma e radhes besohet se i ka zbrazur arken edhe me ato 3 mije dollare qe ai kishte mundur te kursente ne 46 vitet e jetes se tij ka marre masa qe dhuratat e dasmes se trete ti rimbursohen ne leke por pse jo edhe ne dollare e euro. Pikerisht kete funksion do te kryeje Komisioni i Rimbursimit te Dhuratave i cili deri ne fundin e javes se ardhshme pasi ka kontaktuar dhe seleksionuar gjithe dyqanet ku jane blere dhuratat do te ktheje te gjitha keto dhurata ne te gjitha keto dyqane kundrejt konvertimit te tyre ne vlerat ne leke dollare apo euro qe jane blere. Te dhenat paraprake tregojne se nga ky transaksion pritet qe Edi Rama nga kjo dasme e trete te dale me nje llogari te konsiderueshme ne te holla gje qe do e beje ate te dale nga zona e te varferve
Por pas dasmes situata e luksit duket se eshte zbehur pak nga ritrajtimi i ceshtjes se kutive. Edhe pse ska pasur gjekundi ndonje cudi e klithme e haaaapiiii per zgjidhjen politike qe pritet duket se cifti i ri ka rene dakord se kutia duhet te merret ne dorezim vetem e hapur dhe se ashtu do te jete...