E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat kryetari i LSI-se se Tiranes Rrokaj Rama pergjegjes per situaten kaotike ne kryeqytet

26-11-2010 / Gazeta 55

Zgjedhjet ne LSI sipas parimit nje anetar nje vote cdo kandidat ka te drejte te kandidoje duke paraqitur nje numer te caktuar mbeshtetesish


Levizja Socialiste per Integrim akuzon kryetarin e Bashkise se Tiranes Edi Rama si pergjegjesi kryesor i situates se paprecedente te trafikut ne qytet dhe permbytjeve anormale ne pak minuta shi. Gjate nje konference per shtyp sot kryetari i deges se LSI-se per Tiranen Shezai Rrokaj tha se qytetaret e kryeqytetit taksapaguesit e rregullt jane lene ne harrese nga Edi Rama dhe institucioni qe ai drejton. Gjendja e shkaktuar ne Tirane tanime eshte bere publike. Ping-pongu mes bashkise dhe qeverise nuk i pelqen asnje qytetari te Tiranes. Qytetari i Tiranes do te ece lirisht te kete semafore dhe te mos kete pengesa dhe te mos mbytet nga uji qe vershon njelloj si lume neper bulevarde. Se kush e ka fajin ne kete cast per te diskutuar mendohet se faji i pare i takon te zotit te shtepise atij qe drejton Tirane. Pra zotit Edi Rama mandej faji mund te jete i gjithe Shqiperise i gjithe Evropes Botes por ne qofte se duhet te veme nje pike mbi i duhet te fillojme nga Edi Rama pastaj te shkojme matane- u shpreh Rrokaj. Porsa i takon mbledhjes se keshillit bashkiak te kryeqytetit per miratimin e buxhetit te vitit te ardhshem z.Rrokaj tha se votat e keshilltareve te mazhorances do ti marre ai buxhet qe iu sherben qytetareve te Tiranes dhe jo ai i betonizimit klanor te kryeqytetit. Duhet vullnet i te gjitha paleve PD-PS-LSI ne menyre qe buxheti te kaloje. Natyrisht nuk mund te kalohet cdo lloj buxheti duhet te kalohet ai lloj buxheti qe u sherben qytetareve te Tiranes i cili duhet te parashikoje me pak beton me shume kanale per te mos u mbytur nga ujerat me shume rruge. Tani ka filluar konsumi me i madh i cizmeve ne Tirane keshtu qe nese do te kete nje buxhet qe i sherben qytetarit keshilltaret tane jane te gatshem te votojne- deklaroi kreu i deges se LSI-se per Tiranen Shezai Rrokaj. Zyrtari i Levizjes Socialiste per Integrim foli edhe per zgjedhjet qe kjo force politike po ben ne kryeqytetit. Sipas Rrokajt permes parimit nje anetar nje vote procesi filluar me zgjedhjen e kryetarit dhe kryesise ekzekutive dhe po vazhdon per zgjedhjen e kryetareve te njesive vendore dhe mandej nenkryetareve dhe sekretareve. Dua te theksoj proces zgjedhor shkon sipas parimit nje anetar nje vote dhe karakterizohet nga demokraci dhe transparenca. Cdo kandidat ka te drejte te kandidoje duke paraqitur nje numer te caktuar mbeshtetesish mund te propozohet nga kryesia ekzekutive dhe nga kryesia e madhe- tha ai. Dje jane zyrtarizuar te gjitha kandidaturat qe do te kandidojne do te konkurrojne midis tyre ne ditet qe vijne. Kalendari eshte ky me date 27 behen zgjedhjet per kryetar ne njesite 123. pastaj vazhdon te shtunen tjeter me daten 4 do te kete radhen njesia 4 8 6. Me daten 8 njesite 7 8 9 dhe me daten 12 dhjetor sipas parashikimit te afatit te lene nga kryesia e LSI-se kandidohet per njesite 10 dhe 11. Ne kete proces ne do te vazhdojme zgjedhjet per kryetar organizate dhe ne komitetet drejtuese do te zgjidhen nenkryetaret dhe sekretaret. Jane percaktuar kriteret per te kandiduar ato kane te bejne me ato parime qe ka vete LSI sic jane rezultatet per mandatin e fundit elektoral zgjedhjet e fundit arsimi i larte integriteti komunitar e moral e deri te deshmia e penalitetit. Natyrisht cdo kandidat ka te drejte qe ne komisionin e votimit te dergoje perfaqesuesin e vet dhe komisioni i votimit duhet te perbehet nga perfaqesues te vete kandidaturave- deklaroi kryetari i LSI-se per degen e Tiranes Shezai Rrokaj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›