E Diel, 1 Nëntor 2026

Sndalet dhuna e Rames ndaj shtypit te lire. Berisha Lajmi per makinen e blinduar shpifja e radhes skam ndermend te shpenzoj asnje qindarke

26-11-2010 / Gazeta 55

Keshilli i Ministrave hodhi poshte sot aludimet e nje te perditshme shqiptare se Kryeministrit i eshte shtuar ne eskorte nje automjet i blinduar dhe luksoz me vlere 700 milione leke. Permes nje reagimi zyrtar Zyra e Shtypit e Kryeministrit duke e konsideruar si trillim te mirefillte lajmin njofton se kreu i qeverise nuk ka shpenzuar dhe nuk ka ndermend te shpenzoje asnje qindarke per blerje te automjeteve me te cilat ai udheton. Zyra e shtypit e kryeministrit Berisha pergenjeshtron lajmin e publikuar sot ne shtypin e shkruar. Sot kryetari i opozites leshoi ne gazeten e tij shpifjen e radhes. Kjo gazete hapet me germa kapitale Blindohet Berisha 700 milione leke per veturen e re luksoze. Zyra e shtypit e Kryeministrit informon opinionin publik se ky lajm eshte vetem shpifja e radhes. Kryeministri nuk ka shpenzuar dhe nuk ka ndermend te shpenzoje asnje qindarke per blerje te automjeteve me te cilat ai udheton. Kryeministri disponon te gjitha automjetet e nevojshme te udhetimit qe ka gjetur ne Kryeministri. Per te nuk eshte blere dhe as nuk eshte parashikuar te blihet asnje automjet shtese sic shpif kryetari i opozites ne gazeten e tij- vijon me tej njoftimi i Zyres se Shtypit prane Keshillit te Ministrave.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›