E Diel, 1 Nëntor 2026

Prestigjiozja britanike Daily Mail Shqiperia ylli i ri i Adriatikut- mbreselenese brigjet detare dhe peisazhi malor panoramik

26-11-2010 / Gazeta 55

Shqiperia po behet gjithnje e me shume nje destinacion jo vetem i rekomanduar nga te huajt por edhe premtues ne fushen e turizmit dhe te pasurive te paluajtshme. Britaniket as te paret e as te fundit tashme jane te interesuar te investojne ne Shqiperi. Prestigjiozja britanike Daily Mail e pershkruan vendin tone si Yllin e ri te Adriatikut nje vend qe tashme larg te shkuares se erret eshte plotesisht joshes jo vetem per turistet britanike por edhe per investitoret e shumte ne pasurite e paluajtshme. Vendi i vogel ballkanik shkruhet ne artikullin e Daily Mail fsheh shume sekrete. Jo vetem qe ka brigje te bukura ne Adriatik dhe Jon por ka edhe nje panorame malore mbreselenese. Vendi shkruhet me tej eshte teresisht i hapur ndaj investimeve te huaja ndersa ne fushen e turizmit eshte regjistruar nje numer gjithnje e ne rritje te vizitoreve. Shqiperia eshte nje vend qe tashme eshte kthyer ne nje oaz investimesh per biznesmenet e huaj duke ngjallur ne te njejten kohe interesin e shume te tjereve. Nese britaniket preferojne zonat bregdetare Daily Mail keshillon Durresin ku arkitektet e kompanise Uoods Bagot te perfshire prej kohesh ne investime te shumta ne Dubai Londer Qipro dhe Liverpool jane te paret qe kane projektuar nje kompleks gjigand rezortin e Gjirit te Lalzit. Cmimet ne kete kompleks luksoz do te jene nga 44 mije ne 204 mije paund per apartamente dhe villa. Me tej keshillon Daily Mail eshte Saranda nje mrekulli me vete ku edhe ketu pritet ndertimi i nje kompleksi tjeter banimi me pamje nga korfuzi madheshtor ku cmimet do te jene deri ne 33 mije e 400 paund. Tashme 60 perqind e apartamenteve jane shitur. Me kete artikull Shqiperia vleresohet serish si nje vend ku ia vlen te investosh kjo jo vetem fale burimeve natyrore qe vendi yne ofron potencialit turistik por dhe shtyses qe qeveria shqiptare i jep investimeve te huaja.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›