E Diel, 1 Nëntor 2026

Polonia premton mbeshtetje ne rrugen e integrimit te Shqiperise

26-11-2010 / Gazeta 55

Polonia do te mbeshtese Shqiperine ne procesin e integrimit ne Bashkimin Europian gjate kohes kur ky vend do te jete ne presidencen e BE-se ne vitin e ardhshem. Keshtu eshte shprehur ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto ne nje konference te perbashket per shtyp me zv/ministrin e ekonomise se Polonise Arcin Korolec. Gjithashtu ministri Haxhinasto shprehu vleresimin per mbeshtetjen qe Polonia i ka dhene vendit tone per procesin e liberalizimit te vizave. Ministri Haxhinasto gjithashtu i cilesoi si mjaft te shkelqyera marredheniet mes Shqiperise dhe Polonise si ne fushen e turizmit energjise dhe ne infrastrukture. Sipas tij me marreveshjen e sotme mes dy vendeve do te verehet qe marredheniet mes Shqiperise dhe Polonise do njohin ritme te reja.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›