Akuzat “Stream Oil”:Ne jo lidhje politikeveprojmë sipas ligjit
TIRANE-“Jemi shoqëri publike kanadeze dhe në Shqipëri kemi marrëveshje sipas legjislacionit shqiptar. Do padisim këdo që na cënon aktivitetin”, ishin disa nga fjalët e Sotirios Kapotas, përfaqësuesit të kompanisë “Stream Oil”. Kreu i kësaj kompanie doli sot në një konferencë për shtyp duke reaguar kështu ndaj akuzave që po bëhen këto ditë nga selia e Partisë Socialiste se një prej administratorëve të kësaj kompanie, bashkëshort I një deputeteje demokrate ka përfituar paligjërisht disa vendburime të naftës dhe gazit në vend.
“Jemi këtu sot para jush se e ndjejmë të moralshme të sqarojmë publikun shqiptar rreth disa deklaratave të bëra për Stream Oil. Theksojmë se Stream Oil është një shoqëri aksionere kanadese që operon në bursën kanadeze, vlera e kapitalit e shoqërisë sonë kubike është përditë në bursë, mund të njiheni me të”, tha Kapotas.
Sipas Kapotas, një shoqëri aksionere nuk përbehet nga një aksioner, por nga një bazë aksionerësh, duke lexuar për shtypin disa emra kompanish të huaja, që sipas tij janë aksionerë të “Stream Oil”.
Astu sic ka theksuar dhe opozita se “Stream Oil” ka marrëveshje me Albpetrol, përfaqësuesi i “Stream Oil” nuk e mohoi se këtë por theksoi se se marrëveshjet janë nënshkruar në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar.
“Firmosja e marrëveshes koncesionare me Albpetrol që përfaqëson 6% të prodhimit në Shqipëri është bërë prej një kohë të gjatë në përputhje me legjislacioni shqiptar”.
Më tej, Kapotas theksoi se kompania ka emëruar Arian Tartarin, (bashkëshort I Albana Vokshti) si një nga adminsitratorët e kompanisë.
Sipas Kapotas, në rast se shoqëria akuzohet se ka përfituar paligjërisht marrëveshjet, atëherë cështjet do të përfundojnë me gjyq.
“Në rast se ne sërish akuzohemi padrejtësisht, do ngremë padi penale ndaj kujtdo që na cënon dhe do të kërkojmë dëmshpërblim për dëmin dhe jemi të sigurt se do të na kompensohet”, bëri thirjje përfaqësuesi I “Stream Oil”.
Në këtë pikë z. Kapotas bëri thirrje që politika të mos përlyejë emrin e shoqërisë “Stream Oil”, port ë mbrojë investimin e saj.
“Jemi shoqëri kanadeze pa asnjë anësi politike, kemi ardhur në Shqipëri për të rindërtuar dhe jo për të qënë pjesë e politikës. Ne kemi ndër mend të investojmë për të treguar vlerat tona dhe të këtij vendi. Ndaj i bëj thirrje opozitës dhe qeverisë të mbrojë investimin tonë”.
Një ditë më parë nënkryetari i grupit socialist, Erjon Braçe, nëpërmjet një deklarate për mediat, vijoi akuza të reja ndaj kësaj cështje.
Brace tha se “deputetja Vokshi, kur ka qenë anëtare e Këshillit mbikëqyrës së kompanisë shtetërore Albpetrol, në kushtet e konfliktit të pastër të interesit, 4 nga 6 vendburimet kryesore të naftës dhe gazit, i kanë kaluar kompanisë Stream Oil, kompani 100% në pronësi të shtetasit Arjan Tartari, bashkëjetuesit të saj.