E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjegulla që la Iraku

Ashtu sikurse e kemi lënë të ardhmen e Irakut në duart e irakianëve, në fund do të lëmë edhe të ardhmen e Afganistanit në duart e afganëve. A beson dikush se diçka tjetër do të ndodh? Nëse jo atëherë edhe sa amerikanë duhet të vdesin para se ne të pranojmë një rezultat të dykuptimshëm as humbje e as fitore

Nga Eugene Robinson

Tani që lufta e Irakut ka përfunduar së paku për trupat ushtarake të SHBAve e vetmja gjë që është e qartë është rezultati: Ne nuk fituam. Po ashtu as nuk humbëm, në kuptimin e të qenit të humbur.

Por luftërat tashti nuk përfundojnë me ceremoni kapitullimi apo parada ceremoniale. Ato përfundojnë në një mjegull paqartësish, dhe tek tashti është më lehtë të shohim se çfarë kemi sakrifikuar dhe çfarë kemi fituar. Kështu, tani jemi shtatë vjet pas luftimeve në Irak, dhe besoj se njëjtë do të jetë edhe pas dhjetë viteve e ndoshta më shumë kur të përfundoj lufta në Afganistan.

Presidenti George W. Bush kishte vendosur që të dërgonte forcat ushtarake amerikane për të pushtuar Irakun, edhe pse nuk kishte një arsye urgjente për ta bërë këtë. Nuk dua që ti rikujtoj të gjithë ato argumente rreth asaj se çfarë ishte e dyshimtë, e raportuar apo e konfirmuar rreth mos ekzistencës se armëve të shkatërrimit në masë që kishte proklamuar administrata e Bushit si justifikim për luftën. Mirëpo, edhe nëse Bush dhe ndihmësit e tij besonin me gjithë potencialin e tyre që Saddam Hussein ishte aktiv në zhvillimin e armëve nukleare, kimike apo biologjike, ata nuk patën asnjë arsye për të besuar se SHBA apo aleatët e tyre përballeshin me ndonjë kërcënim të shpejt dhe të pashmangshëm.

Por, ata në Irak panë një mundësi jo vetëm për të hequr qafe një despotë të urryer, por edhe për ta riorganizuar Lindjen e Mesme duke transplantuar demokracinë pro-perëndimore në zemrën e tyre.

Ata patën sukses në fillim, por jo edhe krejt në fund.

Lufta ishte drejt rrugës për tu shndërruar në një dështim të tmerrshëm, përderisa minoriteti sunni i vendit nuk u ngritën kundër xhihadistëve të al-Kaidës të cilët erdhën në Irak për të luftuar kundër amerikanëve të urryer dhe trupat e Bushit suksesshëm ia dolën të kapitalizojnë krejt këtë nën drejtimin e Gjeneralit David Patraeus. Si rezultat, Iraku nuk u dezintegrua në një gropë varri të mbushur me gjak sektarian, ashtu siç ishte parashikuar nga shumëkush. Por, as nuk ia doli të jetë një vend koherent e me qeveri funksionale pak muaj pas zgjedhjeve të fundit, ende nuk është formuar qeveria e re dhe as nuk ka përfunduar dhuna. Ende ka kryengritje të kohëpaskohshme që shkaktojnë dëme, sikurse ndodhi javën e kaluar pas një serie të sulmeve të koordinuara rebeluese.

E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar rreth luftërave është se ato gjithmonë kanë pasur pasoja të paparashikuara. Në rastin e Irakut, zhvillimi më i madh dhe i paparashikuar është që Irani ka fituar një fuqi të jashtëzakonshme dhe influencë në rajon dhe është shumë afër të bëhet fuqi nukleare. E tash na thoni: Kush beson se Lindja e Mesme është më e sigurt tashti se sa para ndërhyrjes së SHBAve?

Llogaritet që ka së paku 100 mijë irakian, e ndoshta më shumë, kanë vdekur si rezultat i këtij konflikti. Deri me tani ka 4416 ushtarë amerikanë të vrarë dhe ndoshta më shumë se 30 mijë të plagosur. Shpenzimet në total të kësaj lufte tejkalojnë 700 miliardë dollarë.

Po, Hussein shkoi përgjithmonë nga kjo botë dhe tani në Bagdad kemi një qeveri kombëtare të zgjedhur nga një spektër i kombinuar politik. Nën mbikëqyrjen e SHBAve forcat e sigurisë së Irakut kanë ndërtuar kapacitete të mjaftueshme për të mbajtur një minimum të vendit nën kontroll. Ne nuk kemi humbur, por as nuk mund të shpallim fitoren.

Gjithashtu do të kemi edhe epitafin për luftën në Afganistan.

Tashmë është e qartë që Presidenti Obama ka urdhëruar fillimin e tërheqjes nga korriku i vitit të ardhshëm, por që nuk paraqet fundin e betejës. Ky pushtim ka ndihmuar në shkatërrimin e bazave operative të al-Kaidës, bashkë me regjimin e talibanve që strehonte terroristët.

Amerikanët dhe forcat aleate kanë arritur sukses për një kohë të shkurtër e tani ja ku jemi, nëntë vite më vonë, ende në luftë.

Obama qëkurse u bë President është duke u përpjekur për një trupë të vetme, duke trefishuar numrin e personalit ushtarak të SHBAve në Afganistan. Megjithatë, e vërteta është që nëse ne jemi në gjendje që të lëmë Irakun, atëherë së bashku dhe me një përpjekje monumentale dhe me pak fat në të njëjtën mënyrë do të jemi në gjendje të dalim edhe nga Afganistani. Por, duke i dhënë vendit një luftë jashtëzakonisht të avashme kundër korrupsionit dhe prapambeturisë, e pashmangshme mbetet se prapa nesh do të lëmë vetëm rrëmujë.

Ashtu sikurse e kemi lënë të ardhmen e Irakut në duart e irakianëve, në fund do të lëmë edhe të ardhmen e Afganistanit në duart e afganëve. A beson dikush se diçka tjetër do të ndodh?
Nëse jo, atëherë edhe sa amerikanë duhet të vdesin para se ne të pranojmë një rezultat të dykuptimshëm nuk do të jetë bash humbje, por as nuk do të fitojmë që e dimë se përvijohet në mjegull?

The Washington Post

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›