E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat ndaj Bashkise Albana Vokshi deshmon ne prokurori

TIRANE- Deputetja e PD Albana Vokshi eshte thirrur sot per te dyten here ne prokurorine e Tiranes. Burime prane kesaj prokurorie bejne te ditur se deputetja e PD eshte marre ne pyetje perreth 2 ore gjate paradites se sotme nga njesa task-force e prokurorise se kryeqytetit ne lidhje me deklaratat e saj publike se personi qe bashkejeton me te Arjan Tartari i ka dhene 20 te aksioneve te njeres nga kompanite e tij vlera e te cilave shkon rreth 100 milione euro shtetasit Dritan Avllaj.

Sipas saj kjo gje eshte bere ne forme rryshfeti per te perfituar nje leje ndertimi nga Bashkia e Tiranes. Nderkaq ajo eshte pytur edhe per ceshtjen e dhenies me koncesion te disa hidrocentraleve dhe te drejtes per kerkimin e naftes per bashkejetuesin dhe babane e femijes se saj Arjan Tartari.

Njesia e perbashket hetimore nisi pak kohe me pare hetimet kryesisht per ceshtjen duke regjistruar procedimin penal per akuzat e korrupsionit aktiv te personave qe ushtrojne funksione publike por pa ndonje autor konkret.
m.a/News24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›