E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse ndodh permbytja flet eksperti Petrit Zorba

Eksperte te klimes dhe mjedisit pohojne se situata e permbyjtjeve ne zonen e Shkodres eshte pasoje e reshjeve te dendura te shiut. Sipas tyre edhe ne permbytjet e tanishme dhe ne ato te janarit te kaluar shkak kane qene ndryshimet klimaterike pra zevendesimi i rreshjeve te debores me ato te shiut ne zonat malore.

Nese ne flasim per situaten meteorologjike ne Shqiperi kjo nuk eshte e vecante vetem per Shqiperine. Masat ajrore kalojne mbi Europe ne te gjitha shtetet. Edhe ne rastin e permbytjeve te janarit edhe ne rastin e tanishem ne kemi nje lloj dukurie qe mund te karakterizohet ne kete lloj impakti te ndryshimit te klimes por qe nuk ka te beje me shifrat. Shumat mund te jene po ato ne kuadrin e mesatares shumevjecare por ne mesataren shumevjecare keto 200 mm kane qene 100 mm rreshje dhe 100 ml bore kurse sot jane te 200 rreshje thote profesor Petrit Zorba shef i Departamentit te Klimes dhe Mjedisit.

Parashikohet qe te kete nje permiresim te motit vetem pas dates 3 dhjetor.Kemi nje rikthim te situates me rreshje ne pjesen veriperendimore ne daten 3 ne pjesen e paradites ku priten rreshje deri ne nivelin e 60 mm dhe pastaj kemi nje lloj lajmi te mire qe ne datat 4 5 6 kemi nje lloj permiresimi stabilizimi me vranesira te perkohshme por jo me rreshje ne keto nivele thote Zorba.

Ditet e fundit situata ne zonen e Shkodres eshte perkeqesuar per shkak te permbytjes dhe shume familje kane braktisur banesat e tyre.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›