E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje shenje per Bajronin Bashkia e Tiranes shpall fituesit e konkursit

TIRANE- Bashkia e Tiranes shpalli sot fituesin e konkursit per shenjen e Lord Bajronit ne Tirane qe do te vendoset ne sheshin prane rruges me te njejtin emer ne Laprake.
Cmimi per vepren me te mire ju dha Vladimir Llakajt per objektin ne trajte obelisku qe do te ngrihet ne shesh i cili u vleresua nga juria per zhvillimin vertikalisht si dhe vizualitetin e gjere.

Kryetari i Bashkise Edi Rama vleresoi se tepermi punimin fitues duke thene se Bashkia do te kontribuoje ne finalizimin sa me me sukses te tij.

Kjo eshte nje paraqitje qe premton. Padyshim do te duhet te zhvillohet deri ne materializim te perpunohet me detaje nga te gjitha pikepamjet. Do te duhet qe te shoqerohet me disa propozime lidhur me trajtimin e fasades prapa qe duhet te konceptohet per ta lene vepren qe te marre fryme lirisht theksoi Rama.

Llakaj nga ana e tij shpjegoi me ne detaje arsyet se perse zgjodhi nje projekt te tille per ta paraqitur ne konkurs.

Mendova qe ne Tirane mungon nje shenje e madhe vertikale qe te percaktoje dhe te hyje ne ambjentin arkitektonik dhe te kete forcen e artit. Lartesia mund te varjoje une mendoj maksimumi 5 metra. u shpreh Llakaj.

Ne fund te ceremonise u dhane dhe dy cmime te tjera ku ai per idene me te mire i shkoi Gent Pipes i cili u vleresua per mjeshterine dhe elegancen ne punim pasi ne qender te projektit te tij kishte nje peme ulliri si simbol te Mesdheut qe paraqitet ne vepren e Bajronit.

Nje tjeter projekt mjaft ambicioz ishte dhe ai i paraqitur nga Bora dhe Joni Baboci te cilet u vleresuan per mjedisin me te mire. Ideja e tyre per te perfshire dhe njeren prej godinave ne shenjen per Bajronin u mireprit gjeresisht nga juria.

e.n/news24/BalkanWeb Lidhje te tjera VIDEO Nje shenje per Bajronin Bashkia e Tiranes shpall fituesit e konkursit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›