E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne Shkoder ne rrezik argjinatura ne Torovice

Gjendja eshte e pazakonte. Perparesi duhet ti jepet qytetit te Shkodres. Ky eshte deklarimi i kryeministrit Sali Berisha i cili ka mberritur mengjesin e sotem ne Shkoder ku ka mbledhur shtabin e emergjencave. Sipas Berishes 745 shtepi dhe 1350 hektare toke jane permbytur dhe ne rrezik eshte argjinatura e Torrovices.

Berisha ka kerkuar mbylljen e shkollave ne zonat e permbytura dhe evakuimin e detyruar te banoreve ne fshatrat dhe lagjet qe jane ne rrezik. Nderkohe ne qytetin e Shkodres gjendja eshte e veshtire ku ne lagjet periferike levizet vetem me lunder per shkak te daljes nga shtrati te lumenjve Buna dhe Drin.

Lagjia Xhabie eshte teresisht nen uje nderkohe qe nuk lejohet hyrja e makinave te vogla ne rruget e saj. Nga lagjia Xhabie e deri ne harkun e Berdices levizin vetem automjetet e larta ndersa komunikimi me Tiranen mund te behet nepermjet rruges qe kalon nga Vau i Dejes.

Nderkohe e njejta situate eshte ne lagjet Livade Ajasem Bahcallek Tophane dhe ne rrugen Pedonale.
Ura e Bunes qe lidh qytetitn me Shiroken dhe Zogajn eshte teresisht e mbuluar nga uji lartesia e te cilit ka arritur ne mbi 1 meter duke lene te izoluar keto dy fshatra.

Ne te gjitha zonat e permbytura banoret vuajne edhe mungesen e energjise elektrike pre tre ditesh duke veshtiresuar se tepermi jetesen e tyre.

Olgera Muka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›