Akuzat ndaj Khan, video shfaq planet
Kanali francez, BFM TV, ka publikuar ekskluzivisht një video ku shikohen dy punonjësit e hotelit njujorkez, të cilët duket se po festojnë pasi kanë dëgjuar historinë e kamerieres Nafissatou Diallo.
Kjo ka ndodhur vetëm një herë pasi ajo menjëherë ka dalë nga suita e ish-kreut të FMN-se Dominik Strauss-Khan.
Pasi i ka parë me mjaftë vëmëndje këto imazhe, gazetari Edward Jay Epstein ka ngritur hipoteza të një komploti të mundshëm kundër Dominik Strauss-Khan, i akuzuar për ngacmim seksual.
Muaj më parë, Gjykata e Nju- Jorkut rrëzoi akuzat kundër ish- kreut të FMN-së Dominik Strauss-Khan. Vendimi i cili u njoftua nga gjykatësi Michael Obus, u mor nga Gjykata Penale në Manhatan.