E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne ekipin e pushkatimit te ausheskut edhe nje shqiptar Nga Fatos Veliu Madhesia e germave

Shqiptari Jon Karamitro u be minister i Kultures ne qeverine e pare demokratike te Rumanise

Cilat ishin momentet me te tmerrshme dhe te pergjakjes se Bukureshtit Urdhri sadist i Causheskut per te vrare popullin dhe ekzekutimi qe ai i beri ministrit te tij te Mbrojtjes.

Si vijuan ngjarjet e arrestimit dhe ekzekutimit te tij para kameres se televizionit te drejtperdrejte dhe shqiptari Jon Karamitro qe u be minister Kulture i qeverise se pare demokratike te atij vendi

Ne shtabin kryesor te levizjes antikomuniste te Rumanise

edhe nje shqiptar

Ai u be minister i Kultures ne qeverine e pare demokratike

Ne daten 23 dhjetor doli ne skene shtabi i drejtimit te gjithe atyre ngjarjeve i quajtur Fronti i Shpetimit Kombetar i cili veproi menjehere.

Ne ate Keshill Kombetar kishte qene edhe nje shqiptar.

Ai ishte nenshtetas rumun por me origjine shqiptare qe kishte emigruar shpejt nga Shqiperia dhe qe quhej Jon Karamitro.

Ai me mbrapa u be minister i Kultures se qeverise se re qe erdhi ne pushtet pas rrezimit te Causheskut.

Edhe shqiptar te tjere te evidentuar ne drejtimin e proceseve demokratike ne Rumani

Kryetari i Partise Republikane nje shqiptar

Shume shqiptare u evidentuan fuqishem ne rrymat e reja politike qe u shfaqen ne vend. Keshtu kryetari i Partise Republikane te porsakrijuar ne mos e gaboj emrin e saj ishte prape nje shqiptar i quajtur Kunesku apo Kuneshka sic thirrej zakonisht.

Caushesku ekzekuton ministrin e Mbrojtjes

Nuk zbatoi urdhrin e tij te qellonte mbi popull

Po ate dite qe doli ne skene Fronti i Shpetimit Kombetar pra ne 23 dhjetor 1989 Caushesku denoi me pushkatim ministrin e tij te Mbrojtjes Vasile Milea te cilin e ekzekutoi menjehere.

Ato momente u fol se ai vrau veten. Por sic u mesua me mbrapa ministri i Mbrojtjes u ekzekutua pasi nuk zbatoi urdhrat e Causheskut per te qelluar mbi popullin.

Pra ministri i Mbrojtjes pranoi me mire te vritej sesa te shtinte mbi njerez.

Pushkatimi i Causheskut ne transmetim te drejtperdrejte

Qendroi gjakftohte

Ne nje gjyq te shkurter dhe te improvizuar me shpejtesine me te madhe Caushesku u denua me vdekje. Ekzekutimin e tij e pame ne televizor ne transmetim te drejtperdrejte gje qe u pa ne te gjithe boten ashtu si dhe ne Shqiperi. Ate e cuan me gjithe te shoqen ne nje vend ndane nje muri dhe aty ndersa televizioni e transmetonte direkt do te benin pushkatimin e tij. Ai te them te drejten nuk e dha shume veten dhe as u ligeshtua fare madje as e shoqja e tij. Qendruan shume gjakftohte deri ne fund sa u shkrehen mbi trupat e tyre bresherite e automatikeve.

Ambasada shqiptare vendosi menjehere lidhjet me pushtetin demokratik

Takoi Presidentin Iliesku

Brenda dates 10 janar 1990 ne vendosem lidhjet me pushtetin e ri qe mori fuqine ne Rumani. Keshtu ne menyre zyrtare takuam Ilieskun Presidentin e ri te vendit i cili gjate diteve te revoltave kishte qene Kryetar i Keshillit Kombetar qe udhehoqi gjithe levizjen antikomuniste.

Karriera dhe jeta e ish-ambasadorit Pirro Vito

Pirro Vito eshte lindur ne Nivan te Gjirokastres ne vitin 1941. Arsimin fillor e mbaroi ne fshatin e lindjes. Pas kesaj ne vitet 1954-1958 ka vijuar studimet e pergjithshme ne gjimnazin e Gjirokastres. Ne vitet 1961-1963 kryen sherbimin e detyrueshem ushtarak. Menjehere pas perfundimit te sherbimit te detyrueshem ushtarak ne vitin 1963 ai ngjitet ne shkallet e universitetit shteteror ku kryen studimet ne fushen e drejtesise te cilat i perfundoi ne vitin 1967. Viti 1968 ishte viti kur Pirro Vito do te ushtronte profesionin e gazetarit ne gazeten e njohur dhe me potence te asaj kohe Bashkimi. Pikerisht ne ate gazete ai mbulonte ngjarjet ne Ceki te cilat ne ate periudhe kishin zhvillime te paparashikuara. Ne muajin tetor te po atij viti 1968 pra kur u denoncua Traktati i Varshaves Viton e therret Ramiz Alia dhe e cakton pedagog ne Universitetin Shteteror te Tiranes. Per dhjete vjet ne universitet ku ai punoi deri ne vitin 1977 dha mesim ne disa lloj lendesh si Filozofi Histori e PPSH-se Teori e Shtetit Histori e se Drejtes E Drejta Civile pothuajse ne te gjitha fakultetet duke filluar ne Inxhinieri Filologjik Gjeologji Mjekesi Ekonomik Institutin e Fizkultures Shkencat Politike e Juridike etj. Dhjete vjet me vone ne vitin 1977 kur kishte fituar nje eksperience te admirueshme ne fushen e arsimit ai emerohet ne sektore te rendesishem ne aparatin e Ministrise se Jashtme e cila ne ate periudhe eshte drejtuar nga Nesti Nase dhe Reiz Malile ne te cilen punoi deri ne vitin 1989. Pirro Vito arriti qe ne detyren e nendrejtorit te Drejtorise se Dyte te asaj ministrie te behej nje njohes i shkelqyer i problemeve te Perendimit me te cilat merrej pikerisht kjo drejtori. Specifika me e vecante e karrieres se tij te punes eshte ne vitin 1980 ku ai pati nje perplasje te madhe me ish-kryeministrin Mehmet Shehu. Kjo ndodhi pasi ai nuk pranoi publikisht oferten e kryeministrit per te punuar si keshilltar i tij per sektorin e kultures. Kundershtimi qe iu be Mehmet Shehut nga Pirroja befasoi gjithe kabinetin qeveritar. Kete sic thote dhe vete Pirroja e beri pasi nuk ndjehej kompetent per ate drejtim qe i jepej. Aq me shume qe ne kulture mund te beje gabime te paimagjinueshme politike vetem ne nje konkluzion apo ne dhenien e nje vleresimi te nje vepre letrare e kulturore. Ky kundershtim para kryeministrit do ti kushtonte goxha ambasadorit te ardhshem. Ai nga nendrejtor i Drejtorise se Dyte do te kalonte per nje kohe te mire ne arkivin e asaj ministrie. Vetem pas vdekjes se Mehmet Shehut ai do te merrte postin e nendrejtorit te Drejtorise se Pare e cila mbulonte vendet e lindjes dhe Azine dhe ne vitin 1982 emerohet drejtor i Drejtorise se Organizatave Nderkombetare. Viti 1989 shenoi dhe shkelqimin e karrieres diplomatike te Pirro Vitos. Pikerisht ne ate vit ai emerohet ne detyren e ambasadorit te Shqiperise ne Rumani. Ajo periudhe per koincidence korrespondon me revoltat antikomuniste qe perfshine ate shtet te cilat sollen rrezimin dhe perendimin perfundimtar te liderit te njohur Causheskun me te cilin zoti Vito pati disa takime pak kohe para se ai te rrezohej dhe ekzekutohej. Detyren e larte diplomatike ne shtetin e Rumanise Vito e kreu deri ne korrikun e vitit 1992. Pastaj kalon serish ne Ministrine e Jashtme ku mbulonte Greqine. Do te ishte viti 1993 kur do te dilte fillimisht ne reforme dhe me vone ne pension.

Per cfare deshmon ish-ambasadori Pirro Vito

Per ato dite te vecanta qe do te hynin fuqishem ne historine e zhvillimeve politike te Evropes ish-ambasadori yne i atyre viteve ne Rumani ben nje rrefim te hollesishem per opinionin e gjere nepermjet ketij cikli intervistash te dhene per lexuesin e standard. Ne numrat e kaluar Pirro Vito ka njohur lexuesin e kesaj gazete me hollesi teper interesante duke u dhene pergjigje pyetjeve te tilla si Si iu komunikua atij detyra e vecante per te perfaqesuar diplomatikisht vendin tone ne ate shtet takimi i tij i pare me Causheskun dhe pershtypjet qe ai kishte per Shqiperine. Si vijuan faktoret qe sollen ndryshimet e medha ne ate vend dhe si e perjetonte personeli i ambasades tone gjithe ate levizje te pergjakshme te ndodhur vetem pak metra larg selise se saj. Pse e dogjen gjithe dokumentacionin e arkivit te ambasades. Kontaktet qe ishin me Ministrine e Jashtme te Rumanise ne ato dite ku vdekja korrte me dhjetera jete njerezish ne cdo ore dhe kerkesa urgjente e autoriteteve te atjeshme per tu ndihmuar nga qeveria shqiptare ne ato dite tragjike te pushtetit te tyre. Gjenerimi i situates deri ne ekzekutimin e Causheskut. Marredheniet qe ambasada jone vendosi me pushtetin e ri demokratik te rivendosur brenda pak ditesh pas vdekjes se Causheskut etj. te dhena teper interesante qe bejne fjale per situatat qe kalonte personeli i ambasades sone etj.

Hyrje

Ishte fundi i vitit 1989. Befasisht bota kthen vemendjen nga Rumania komuniste e drejtuar nga lideri historik i saj Nikolaes Caushesku. Flaket e shperthyera ne mesin e muajit dhjetor te atij viti ne nje periudhe vetem tre-kater ditore perfshine gjithe vendin duke shkaktuar ne cdo rreth viktima te panumerta. Rezistenca e cuditshme e liderit te kuq Caushesku solli acarimin e gjendjes ne ate pike sa revoltat permbyten ne menyren me te pergjakshme kryeqytetin e vendit Bukureshtin. Revolta popullore e vendosur ne pakthyeshmerine e saj drejt ndryshimit te sistemit komunist perfundoi ne pak dite me rezultatin e dhimbshem te regjistrimit te me se 1500 te vrareve ne vetem tri dite. Ne ate situate teper te veshtire eshte ndodhur dhe personeli i madh i ambasades sone i cili perfaqesonte nje vend komunist qe nuk kishte filluar akoma levizjet politike per ndryshim. Turmat e revoltuesve kane arritur deri ne rrugen perballe nderkohe qe bresherite e plumbave nuk jane kursyer aspak ne drejtim te mureve te jashtme te godines se saj. Pasoja ishte e kuptueshme gjithe personelit do ti duhej qe te armatosej deri ne dhembe dhe te pozicionohej per me se tri dite ne ruajtje te selise se ambasades dhe te vete familjareve te strehuar brenda saj.

Pirro Vito ka qene ambasadori i jashtezakonshem dhe fuqiplote i Shqiperise ne Rumani i emeruar vetem pak muaj para se aty te ndodhnin ngjarjet e pergjakshme prej te cilave do te viktimizohej dhe vete lideri historik i komunizmit te atij shteti Nikolaes Caushesku. Zoti Vito pas takimit qe pati me Causheskun per ti dorezuar letrat kredenciale ka pasur me te dhe disa takime te tjera madje deri dhe ne ditet e fundit para se ai te arrestohej dhe te ekzekutohej.

Por ne ate periudhe te vitit 1989 kur per nje kohe fare te shkurter Rumania u perfshi nga flaket e revoltave ne nje situate teper te veshtire eshte ndjere edhe vete personeli i ambasades sone atje pasi ndersa elektrizimi i njerezve te irrituar kishte arritur kulmin eshte perhapur ne menyre te befasishme nje njoftim se Caushesku qe kerkohej per tu arrestuar ishte fshehur pikerisht ne godinen e asaj ambasade. Kjo beri qe te kercenohej seriozisht jeta e tyre aq sa u armatosen qe nga ambasadori dhe zune pozicionet per luftim per te mbrojtur godinen e ambasades se lene ne meshire te fatit.

Pikerisht per ato dite te vecanta qe do te hynin fuqishem ne historine e zhvillimeve politike te Evropes ka folur ne kete cikel intervistash per lexuesin e standard ish-ambasadori yne i atyre viteve ne Rumani Pirro Vito.

Ne numrin e sotem dhe te fundit te kesaj interviste ish ambasadori Vito hedh drite mbi momentet kulminante te gjithe situates se pergjakshme te Rumanise qe ka te beje saktesisht me gjenerimin e situates deri ne ekzekutimin e Causheskut. Marredheniet qe ambasada jone vendosi me pushtetin e ri demokratik te rivendosur brenda pak ditesh pas vdekjes se Causheskut etj. te dhena teper interesante qe bejne fjale per situatat qe kalonte personeli i ambasades sone do ti ndiqni pikerisht ne intervisten e meposhtme te zotit Pirro Vito i cili flet ekskluzivisht per faqet e gazetes standard.

Vijon nga numri i kaluar

Zoti Pirro folet ne numrat e kaluar per situatat dramatike qe kalonte Rumania ne momentet e fundit te gulcimit komunist.

Do te donim te dinim si perfundim pikerisht per momentet e arrestimit te Causheskut si pika qe i hapi rrugen qeverise se re demokratike.

Me daten 23 dhjetor pra qe perkon pikerisht me diten kur ne ambasaden tone na erdhen kercenimet se do te na hidhnin ne ere dhe mori drejtimin turma e egersuar

doli ne skene shtabi i drejtimit te gjithe atyre ngjarjeve i quajtur Fronti i Shpetimit Kombetar i cili veproi menjehere aq sa mundi. Nderkohe me ane te luftimeve po ate dite u mor televizioni kryesor shteteror ne Bukuresht. Pikerisht ketu u paralizua absolutisht regjimi i Causheskut. Nderkohe po ate dite ai denoi me pushkatim ministrin e tij te Mbrojtjes Vasile Milea te cilin e ekzekutoi menjehere. Ato momente u fol se ai vrau veten. Sic u mesua me mbrapa ministri i Mbrojtjes u ekzekutua pasi nuk zbatoi urdhrat e Causheskut per te qelluar mbi popullin. Ne kete menyre ai pranoi te humbas jeten e vete dhe te shpallet tradhtar nga regjimi i Causheskut por qe tri dite pas ekzekutimit kur mori fryme regjimi i ri demokratik ai minister u shpall hero per aktin e tij human ne interes te jetes se popullit. Pas marrjes se televizionit u mesua se Fronti i Shpetimit Kombetar kishte arrestuar dhe Causheskun i cili ishte gjetur ne qytetin Tergovish i ndodhur 120 km larg Bukureshtit. Ne nje gjyq te shkurter dhe te improvizuar me shpejtesine me te madhe ai u denua me vdekje. Ekzekutimin e tij e pame ne televizor ne transmetim te drejtperdrejte gje qe u pa ne te gjithe boten ashtu si dhe ne Shqiperi. Shume media perendimore kete veprim te pushkatimit te tij e konsideruan nje veprim te shpejtuar.

Ne cfare vendi e pushkatuan dhe a qendroi dinjitoz ne fundin e tij ai njeri qe kishte qene lider historik i komunizmit dhe i shtetit rumun

Deri ne ato momente vetem ne Bukuresht ishin regjistruar deri ne 1500 te vdekur. Pikerisht ne kete situate qe po merrej pushteti dhe ishte vendosur gjithcka ne kontroll po ndodhte dhe ekzekutimi i Causheskut. Ate e cuan me gjithe te shoqen ne nje vend ndane nje muri dhe aty ndersa televizioni e transmetonte direkt do te benin pushkatimin e tij. Ai te them te drejten nuk e dha shume veten dhe as u ligeshtua fare madje as e shoqja e tij. Qendruan shume gjakftohte deri ne fund sa u shkrehen mbi trupat e tyre bresherite e automatikeve. Aq ishte gjithe ajo trazire pas se ciles ne Rumani u rivendos regjimi i ri i cili celi siparin per shume shtete komuniste madje edhe ne Shqiperi

A i vendoset shpejt lidhjet me shtetin e ri pas rotacionit te qeverise se tij

Menjehere u moren masa per te vendosur strukturat e reja te shtetit. Keshtu qe ne fillim te janarit Iliesku u vendos Presidenti i ri i shtetit i cili deri atehere kishte qene Kryetar i Komitetit te Shpetimit Kombetar. Nderkohe po brenda janarit te atij viti pra 1990 u krijua dhe qeveria e re me ne krye Peter Roman. Ne brenda dates 10 janar 1990 vendosem lidhjet me pushtetin e ri qe mori fuqine. Keshtu ne menyre zyrtare takuam Ilieskun presidentin e ri te vendit i cili gjate diteve te revoltave kishte qene kryetar i Keshillit Kombetar. Ne ate Keshill Kombetar kishte qene edhe nje shqiptar.

Kush ishte ky shqiptar

Ai ishte nenshtetas rumun por me origjine shqiptare qe kishte emigruar shpejt nga Shqiperia dhe qe quhej Jon Karamitro. Ai me mbrapa u be minister i Kultures se qeverise se re qe erdhi ne pushtet pas rrezimit te Causheskut.

Mund te tregoni ndonje shembull tjeter te kontributit te shqiptareve ne demokracine rumune e cila hapi siparin e levizjeve per shume shtete te tjera te Evropes

Tani po te mendohesh kujton plot raste se une te thashe qe ne fillim te intervistes qe shqiptaret ishin te shumte atje pasi Bukureshti ka qene strehe e pare e tyre. Por une mund tu them se pas ardhjes se demokracise ne ate vend shume shqiptare u evidentuan fuqishem ne rrymat e reja politike qe u shfaqen ne vend. Keshtu kryetari i Partise Republikane te porsakrijuar ne mos e gaboj emrin e saj ishte prape nje shqiptar i quajtur Kunesku apo Kuneshka sic thirrej zakonisht.

Gjithsesi per te kaluar te filli i meparshem i intervistes mendoj se me informacionet e shumta dhe te vazhdueshme qe i derguam udheheqjes se shtetit tone ne ate kohe duke e informuar realisht per ato qe ndodhnin ne Rumani dhe me sa mundnim ne vendet e tjera te lindjes kemi dhene nje ndihmese e cila besoj se eshte marre ne konsiderate dhe ka sherbyer sadopak per shpejtimin e masave per demokratizimin e jetes se vendit tone per te shmangur mundesine e konfrontimit ne gjirin e popullit per te mos cuar njerezit ne gjakderdhje ne kohen e tjetersimit te padiskutueshem te pushtetit dhe te sistemit tone politik.

Krijuat konsiderata per cilesite e popullit qe njohet aty

Nuk e them per formalitet por te tregoj nje te vertete te padiskutueshme se ai popull ishte nje popull i mrekullueshem. Ishin shume mikprites dhe te respektueshem gje qe na ngjanin shume ne shqiptareve ne keto pika. Ishin te gjithe njerez te dhene ne biseda dhe te predispozuar per te bere ndere e per te thene fjalen e mire. Shkurt dhe me pak fjale po te them edhe nje here se per ata njerez ruaj konsiderata teper te larta.

Zoti Pirro Cmendim keni per diplomatet e sotem per sa u perket aftesive profesionale te tyre pasi mendoj se perfliten shume

Ska dyshim qe me zgjerimin e marredhenieve diplomatike te vendit tone ka pasur dhe do te kete shume diplomate te afte per te perballuar detyrat qe kerkon koha.

Por une ne as nje menyre nuk jam dakord me qendrimet e disa diplomateve te cilet e kane lene detyren ne mes ose nuk jane kthyer ne Shqiperi pas mbarimit te saj. Per kete gje me vjen shume keq pasi dihet se puna e diplomatit ne radhe te pare eshte nje mision ne sherbim te popullit dhe te vendit te vete. Dhe une nuk e di si e konsiderojne te tjeret por une e konsideroj dezertim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›