Hoxhaj thirrje BE-së: Presion ndaj Serbisë
Ministri Hoxhaj i bën thirrje BE-së të rrisë presionin ndaj Serbisë.
“Ka ardhur koha që BE të ushtrojë presion të rëndë”, tha ministri i jashtëm Enver Hoxhaj. Ndër të tjera, ai ka deklaruar se dialogu është i pritshëm, por është shprehur mjaftë skeptik në arritjen e një rezultati të mundshëm.
Jemi të gatshëm të vazhdojmë dialogun, por nuk mendojmë se do të nxjerrë rezultate. Nuk mund të vazhdojmë takimet, nëse Serbia nuk është e gatshme të implementojë marrëveshjet.
Marrëveshjet kryesore të arritura në dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, kanë të bëjnë me kufijtë dhe tregtinë.