E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Kushtetuesja zhvesh deputetët nga privilegjet

Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka miratuar kërkesën e Avokatit të Popullit për anulimin e neneve të Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit ku parashikohet trajtim i veçantë për të zgjedhurit. Bëhet fjalë për ligjin mbi pensionin për deputetët, nenet e të cilit Avokati i Popullit i cilësoi anti Kushtetuese dhe kërkoi rrëzimin e tyre.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se: Me rastin e përcaktimit të së drejtës për pension suplementar për deputetët e Kuvendit të Kosovës në shumën e 50%, 60% ose 70% të pagesës aktuale bazë të deputetit, varësisht nga numri i mandateve të kaluara në Kuvend, dhe me rastin e përcaktimit të moshës 55 vjeçare si kusht  tjetr  esencial për  ta  fituar të drejtën për pension suplementar, duket që  Kuvendi, në mënyrë  të paarsyeshme, devijoi nga rregullat e përgjithshme të fitimit të së drejtës për pension të përcaktuar me  Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2005/20 dhe me Ligjin Nr. 03/L-084 të Kuvendit të Kosovës.

Në ligj përcaktohet se pensionet e deputetëve dhe ish-deputetëve janë 8 deri ne 10 herë më të larta se pensionet bazë në Kosovë. Gjykata thotë se ngrihet pikëpyetje serioze nëse Kuvendit ka marrë parasysh nenet 3, 7 dhe 24 të Kushtetutës kur flitet për barazi sociale.

Në vendim pasqyrohen dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese përkatëse të Maqedonisë, Mali të Zi dhe Kroacisë. Në Maqedoni dhe Malin e zi dispozitat e tilla janë shpallur jokushtetuese ndërsa në Kroaci janë zvogëluar pensionet për deputetët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›