Akuzat ndaj Vokshit, gjykata: 3.3 milionë gjobë Sajmir Tahirit
TIRANE Gati katër muaj më parë, një vendim gjyqësor e detyronte një deputet të Partisë Socialiste të dëmshpërblente deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, me 1 milion lekë. Dje, një vendim i Gjykatës së Tiranës e detyroi deputetin e PS-së, Sajmir Tahiri, ti paguajë Vokshit një shumë prej 3.3 milionë lekësh. Në vendimin e saj, gjykata pranoi kërkesën e paditëses Vokshi për shpërblimin e dëmit jopasuror të shkaktuar, sipas saj, nga ana e deputetit Tahiri. Vendimi u shpall pas mesditës, në përfundim të një shqyrtimi gjyqësor me 15 seanca, ku seanca e parë ishte zhvilluar më 5 nëntor të vitit të kaluar. Pranimin e pjesshëm të padisë. Detyrimin e të paditurit Saimir Tahiri që ti paguajë paditëses Albana Vokshi shumën prej 3 333 333 (tre milionë e treqind e tridhjetë e tre mijë e treqind e tridhjetë e tre) lekësh si dëmshpërblim për dëmin jashtëkontraktor të shkaktuar, vendoi gjykata. Mbrëmë, deputeti i PS, Sajmir Tahiri, reagoi duke thënë se nuk jam njohur ende me vendimin dhe as me arsyetimin e tij, por sigurisht, nuk prisja që kërcënimi i Jozefina Topallit në seancën e kaluar do të kthehej kaq shpejt në vendim gjykate. (Deklarata e Jozefina Topallit në seancën e kaluar, dt. 20.10.2001: Ju keni gjetur rrugën tuaj, megjithatë ju them se në gjyq do jeni njëri më datë 31 dhe tjetri më datë 26. Fletë-padinë e kam në zyrën time, nuk ka procedurë). Një gjë është e sigurt, jo Albana Vokshi, e cila është vetëm një copë e vogël e dhjamit të pushtetit, por as Jozefina Topalli e as Sali Berisha dhe pushteti i tyre i krimbur, nuk do arrijnë dot të më mbyllin gojën duke më ndaluar të them të vërtetat që shqiptarët duhet të dinë për këtë qeveri, tha Tahiri.