E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Ligji për mbetjet, anti-kombëtar

Partia Socialiste është shprehur kundër ligjit për menaxhimin dhe importin e mbetjeve në Shqipëri. Duke folur në mbledhjen e sotme të grupit të PS-së, kreu i saj Edi Rama e ka cilësuar ligjin si anti-kombëtar.
 

“Ligji është anti-kombëtar, anti-demokratik dhe anti-njerëzor. Rreziku për importimin e plehrave është i shumfishtë. Edhe sikur të mos ekzistojë rreziku mjafton fakti sot për sot ne nuk përpunojmë pjesën më të madhe të plehrave tona për të kuptuar marrëzinë e këtij projekti” ka theksuar Rama.

Më tej Rama ka theksuar se vendi ndodhet përballë një alarmi kombëtar prandaj Partia Socialiste duhet të përdorë çdo mjet për ta ndaluar këtë ligj dhe kjo sipas tij do të bëhet jo vetëm në Parlament.

Duhet të shihet mundësia e një referndumi popullor dhe Blendi Klosi të bëjë një draft propozim konkret për disktuim në lidhje me këtë çështje” ka theksuar më tej Rama.

Heqja e TVSH-së për ushqimet bazë ishte një tjetër çështje e cila u diskutua nga  kreu i PS-së Rama i cili kërkoi sërish heqjen e 20 përqindështi të TVSH-së së bukës, ilaçeve, vezëve dhe qumshtit.


“Çdo ditë për çdo kafshatë ka taksim, dhe kjo s’ka asnjë arsye, asnjë logjike, në kushtet e e varfërisë në Shqipëri. Ta ngrejmë zërin fort për heqjen e taksës së produkteve, si buka, qumështi, veza etj”- tha kreu i opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›