Markert: Të krijohet sa më shpejt komisioni për reformën
Delegacioni i përbashkët i Komisionit të Venecias dhe misionit të ODIHR-it ka përfunduar sot vizitën dy ditore në Tiranë ku është takuar me krerët më të lartë të shtetit si dhe përfaqësues të partive politike në vend.
Në një konferencë për shtyp sekretari i Komisionit të Venecias Thomas Markert ka deklaruar se është e nevojshme kryerja sa më parë e refomës zgjedhore. Sipas tij duhet të krijohet sa më parë Komisioni Parlamentar për reformën zgjedhore i cili do të nisë nga puna për ndryshimet në kod. Ai ka kërkuar nga Parlamenti shqiptarë të fillojë të punojë mbi opinionin Komisionit Europian.
“Jemi këtu të kontribojmë në refomrën zgjedhore të Shqipërisë. Jemi të mos shohim pas, por para. Do të nxjerrim një opinion në mes dhjetorit, por disa përfundime janë gati tani. E pari është nisja e punës dhe ngritja e një Komisioni Parlamentar për reformën zgjedhore. Çështjet janë të qarta, tani duhet që Parlamenti të fillojë të punojë mbi opinion. Me 16-17 do kemi një opinion më të qartë për të adresuar çështjet e OSBE/ODIHR. Jemi gati të punojmë me komisionin Parlamentar. Ne jemi për të ofruar këshilla dhe ekpertizën e duhur”,- theksoi Markert.
Delegacioni i përbashkët i Komisionit të Venecias dhe misionit të ODIHR-it do të hartojë një opinion të përbashkët për përmirësimet që mund ti bëhen legjislacionit elektoral dhe praktikave zgjedhore në Shqipëri bazuar kjo edhe në kërkesën e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Europës, Thorbjorjn Jangland i cili kërkoi një opinion nga Komisioni i Venecias për ndryshimet në legjislacionin e vendit tonë pas përvojës së zgjedhjeve të 8 majit.