E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet Bërnjaku, serbët heqin barrikadat

Misioni i NATO-s në Kosovë bëri të ditur për mediat kosovare se serbët në veri të Kosovës pas bisedimeve me zyrtarë të KFOR-it kanë hequr vetë barrikadat në Bërnjak duke liruar në këtë mënyrë pikëkalimin.

Mediat theksojnë se janë hequr të gjitha barrikadat e vendosura në rrugët që të çojnë në pikën kufitare 31. Zëdhënësi i KFOR-it, Frank Martin ka thënë se rruga për në këtë pikë kufitare është e lirë dhe qarkullimi mund të bëhet normalisht.

Kjo ka ndodhur pas konsultimeve që ka pasur Komanda e KFOR-it me serbet lokale. Pikërisht sot komandanti i KFOR-it Erhard Dreës vizitoi trupat e misionit te NATO-s ne veri, për të kontrolluar nga afër situatën por edhe në vazhdimësi të përpjekjeve të KFOR për të ç`tensionuar situatën në veri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›