Akuzat ndaj kreut te FIFA-s reagon Blatter Nuk jam diktator

Presidenti i FIFA-s Sep Blatter i është përgjigjur për herë të parë akuzave të kundërshtarëve të tij, se ai drejton si një diktator i vërtetë qeverinë botërore të futbollit. Kjo e fundit vazhdon të vuajë pasojat e skandalit të korrupsionit, ndërsa pas përjashtimit të disa prej drejtuesëve të saj më të lartë, në shënjestër të kritikave jo vetëm mediatike, por edhe të disa prej anëtarëve të tjerë të FIFA-s, është vënë presidenti Blatter.
"Unë nuk jam një diktator ashtu siç kam dëgjuar kohët e fundit. Unë nuk jam vetëm, por punoj me komitetin ekzekutiv, me administratën dhe me shumë bashkëpunëtorë të tjerë. Gjithçka në punën tonë është transparente, ndërsa ka disapersona që duan të njollosin emrin tim dhe të FIFA-s”- ka bërë të ditur Blatter nga Brazili ku ndodhet me rastin e hedhjes së shortit për Botërorin 2014.
75-vjeçari zvicerian është vënë në qendër të akuzave pas zgjedhjes së tij për të katërtën herë si president i FIFA-s. Përvec rivalëve të deklaruar kundër Blatter është shprehur edhe legjenda e futbollit gjermane Karl-Hainz Rumenige, i cili e ka vendosur mes personave kryesorë në skandalin për korrupsion.
Nertan Prifti