Audi Cup Barcelona mund ne finale Bayernin

Barcelona tregon forcën në prag të sezonit të ri, duke mundur Bajernin e Mynihut 2-0 një finalen e Audi Cup të zhvilluar në “Allianz Arena”. Dy gola të sulmuesit 20-vjecar Tiago i kanë dhuruar trofeun miqësor skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola, e cila edhe pa yjet e saj shfaqi një futboll spektakolar.
Spanjollët do të kalonin në avantazh në fundin e pjesës së parë, ndërsa me rikthimin në fushë do të përballeshin me reagimin e vendasve bavarezë. Bajerni do t’i shkonte shumë pranë barazimit me blerjen e fundit Boateng, por goditja e mesfushorit do të gjente reagimin e saktë të portierit të dytë të Barcelonës Pinto.
Rasti më i mirë i cuar dëm për gjermanët, që pas një minute do të ndëshkoheshin me golin e dytë të shënuar sërish nga Tiago. Pas këtij suksesi, Barcelona do të udhëtojë për një fazë tjetër përgatitore në Shetet e Bashkuara të Amerikës, ku në program ka edhe një ndeshje miqësore kundër Manchester United.
Skuadra angleze e drejtuar nga Alex Ferguson ndodhet prej ditësh në Amerikë ku të mërkurën fitoi 4-0 kundër një seleksioni me yjet që luajnë në kampionatin vendas, përfshirë David Beckahm dhe Thierry Hanry. Golat e Anderson, Ji Sung-Park, Berbatov dhe Ëellbeck I dhuruan siksesin kampionëve të Anglisë.
Nertan Prifti