E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove KFOR merr kontrollin e kufirit me Serbine. Kuvendi seance te jashtezakonshme

Situata e tensionuar në Veriun e Kosovës ndjehen ende ndërsa mbetet e mbyllur dhe ura mbi lumin Ibër. Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se, sipas informacioneve  më të fundit nga terreni, gjendja në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri është në përgjithësi e qetë, por me tensione të herëpashershme. Që mbrëmë pikat kufitare 1 dhe 31, në Jarinje dhe në Bërnjak janë nën kontrollin e KFOR-i amerikan.

Kuvendi i Republikës së Kosovës ndërkohë ka filluar seancën plenare me një minutë heshtje për të nderuar heroin e Kosovës, Enver Zymberi, i cili humbi jetën gjatë aksionit të Policisë së Kosovës. Ligjvënësit kanë rënë dakort që Kuvendi në seancën e sotme të devijojë nga rendi i ditës dhe ta fusë si çështje urgjente debatin për gjendjen e krijuar në veri të Kosovës.

Serbë të armatosur i vunë zjarrin pikave kufitare në veri pasi qeveria e Kosovës deklaroi se ishte vendosur kontrolli në pikëkalime. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi akuzoi Beogradin për organizimin e dhunës.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, ka siguruar ndërkaq qyetarët se nuk do të ketë kthim prapa në vendimin për reciprocitet dhe vendosjen e rendit dhe ligjit edhe në pjesën veriore të Mitrovicës. Edhe sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës premtoi se shumë shpejt do të merren masa për të funksionalizuar pikën doganore në veri e cila u dogj mbrëmë nga individë të cilët kryeministri i quajti e keqja e Serbisë.

Zyrtarisht edhe Beogradi zyrtar dënoi sulmet dhe bëri thirrje për dialog. "Qeveria e Serbisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve në Kosovë dhe Metohi, të qëndrojnë të qetë, të distancohen  nga dhuna dhe të mos i përgjigjen provokimeve. Pozicioni i qeverisë serbe është që të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen vetëm përmes dialogut. Dhuna, nga çdo anë, nuk është një mënyrë për të zgjidhur problemin. Qeveria serbe mendon se duhet të evitohen  presionet  sidomos presionet e dhunshme që mund të dëmtoj në, ose të  ndalin dialogun. Për ne, dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemet në Kosovë dhe Metohi , e vetmja mënyrë për të arritur stabilitetin në këtë rajon, dhe për të arritur pajtimin historik ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve"- tha zëdhënësi i qeverisë serbe Milivoje Mihajloviq.

Dhuna e një natë më parë është dënuar ashpër dhe nga Bashkimi Europian. Shefja e politikës së jashtme Catherine Ashton ka kontaktuar menjëherë kryeministrin e Kosovës Hashim Thaci dhe presidentin serb Boris Tadiç, duke u kërkuar atyre të rivendosin menjëherë qetësinë me paralajmërimin se dhuna nuk do të tolerohet. “E dënoj fuqishëm dhunën në veri të Kosovës. Zhvillimet e fundit janë të papranueshme”, thuhet në deklaratën e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›