E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS thirrje prokurorise Heto pasurine e Metes

Partia Socialiste nepermjet deputetit te saj Taulant Balla i kerkoi diten e djeshme prokurorise dhe ILDKP-se qe te fillojne menjehere hetimet per fshehje te pasurise sipas saj te zv.kryeministrit Ilir Meta. Meqenese Ilir Meta refuzoi te jepte shpjegime dhe kerkoi qe keto akuza te zbardheshin nga institucionet perkatese ne sot i bejme thirrje Prokurorise se Pergjithshme dhe ILDKP-se te fillojne menjehere hetimet per fshehjen e kesaj pasurie e cila ne fakt perben vetem majen e ajsbergut te pasurise te Ilir Metes - tha Balla. Sipas deputetit socialist ne deklaraten e pasurise te bere nga ministri i Energjetikes Meta mungon nje apartament luksoz ne zonen e ish-Bllokut dhe nje vile ne bregdetin e Gjirit te Lalzit. Ne flasim dhe i referohemi vetem dokumentacionit zyrtar sikurse eshte deklarata e pasurise. Ne kete deklarate pasurie te shtetasit Ilir Meta mungon nje super-apartament luksoz rreth 600 m2 ne qender te Bllokut dhe nje vile po aq luksoze ne bregdetin e bukur te Gjirit te Lalzit. Ne menyre perseri zyrtare ne verifikuam vleren e ketij apartamenti dhe te kesaj vile ne baze te cmimeve te references te tregut. Nga nje perllogaritje e sakte jo e jona por e eksperteve te tregut imobiliar rezulton se apartamenti prej 600 metra katrore ka nje vlere qe shkon ne 1.2 milione euro ndersa vila ne Gjirin e Lalzit 500 000 euro - u shpreh Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›