E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama te jape shpjegime para drejtesise per rastin Gina dhe Kadrovski

04-10-2010 / Gazeta 55

Reagimi i ministres se Integrimit Majlinda Bregu

Ministrja e Integrimit Evropian Majlinda Bregu ka reaguar dje ne pergjigje te sulmeve te perditshme te grarise socialiste qe pranon te vihet ne sherbim te instrumenteve vulgare te Edi Rames per te fshehur aferat korruptive te megarryshfetit ne bashkine e Tiranes si dhe lidhjet reale te tij dhe njerezve prane me boten e krimit te organizuar. Permes zedheneses Alida Beqiraj ministrja Bregu denoncoi perseri trillimet e perseritura te njeriut qe ka deklaruar vetem 3 mije euro pasuri nderkohe qe ka prere gjoba prej 100 milione eurosh e ndersa dokumentet vertetojne se vetem tek 5 partneret e tij gjate 12 viteve ka transferuar 100 milione euro.
Ministrja Bregu ka deklaruar cdo te ardhur dhe pasuri sipas ligjit dhe cilido qytetar politikan apo gazetar mund ta vertetoje kete ne Inspektoriatin e Larte te Kontrollit dhe Deklarimit te pasurive. I themi Edvin Rames se me akuza monstruoze dhe te pabaza ndaj ministres Bregu nuk mund te mbuloje gjobat 20 per qind ndaj ndertuesve. Nuk mund te fshehe krizen e tij personale e politike. Nuk mund te mbuloje pallatet e ndertuara me droge dhe me parate e terrorizmit te bashkepunetoreve te tij te afert u shpreh zedhenesja Beqiraj.
Sipas saj Mr. 20 per qindeshi i korrupsionit nuk mund te mbuloje abuzimet masive me parate e taksapaguesve te Tiranes sepse tenderet e bashkise i fitojne gjithmone dhe vetem klani qe ai udheheq dhe qe e rrethon.
Nuk mund te mbuloje kullat 35 kateshe qe kishte pergatitur te ngrinte ne Tirane vetem per te vjedhur bashke me lepurin e tij 100 milioneshin e radhes- tha ajo.
Duke u ndalur specifikisht te akuzat ndaj Edi Rames per lidhje me krimin e organizuar fakte keto qe i disponojne prokurorite homologe te Shqiperise dhe vendit fqinj Italise zedhenesja e ministres se Integrimit Evropian kujtoi se kryetari i socialisteve dhe i bashkise se kryeqytetit sdo ia dale dot te fshehe autoresine ne ngjarjen e Denis Gines dhe ceshtjes se Kadrovskit.
Edvin Rama nuk mundet qe me trillime te mbuloje lidhjet e tij me klanin lsquoGina aksionet e perbashketa dhe implikimin e tij ne vrasjen e Denis Gines me qellimin e vetem per ti gllaberuar atij shtepi e katandi. Edvin Rama nuk mund te mohoje akuzat e Kadrovskit se Edvin Rama per nje thes droge ka marre pjese ne vrasjen e bashkeshortes se tij. Nuk mund te mbuloje e as nuk mund te mohoje dot akuzat e ministrit Prifti se e ka gjetur ne zyren e tij disa here duke marre dozen e perditshme te droges. Asnje trillim i Edvin Rames nuk ka mbuluar e as do te mbuloje lidhjet e tij te faktuara me boset e mafias. Akuzat monstruoze te Edvin Rames nuk prekin dhe as cenojne dot te verteten dhe dinjitetin e ministres Bregu deklaroi zedhenesja Alida Beqiraj duke i kerkuar drejtesise veprim te shpejte per akuzat ne fjale. Per te gjitha keto nuk do te vonoje dita kur Edvin Rama do te perballet me drejtesine perfundoi deklaraten per shtyp zedhenesja e ministres se Integrimit Evropian.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›