Akuzat për koncensionin e kunatit të Bregut,METE:Procedura ligjore
Pas akuzave se kunati i ministres së Integrimit, ka marrë koncensione për HEC-e, pavarësisht se kishte biznese që nuk lidheshin me energjinë, duke shfrytëzuar postin e Bregut ka reaguar Ministria e Ekonomisë.
Durim Kraja, sekretar i Përgjithsëm i Ekonomisë ka mbajtur një konferencë për shtyp për të sqaruar procedurat e ndjekura për projektin koncensionar ku është përfshirë kunati i ministres. Ai tha se për marrjen e koncensionit kanë konkuruar 6 kompani me bashkim të përkohshëm dhe prej tyre kompania ALBADI ka fituar 3 pikë përqindje në total. Kraja theksoi se procedurat për koncensionin kanë nisur në korrik të 2008. "Procedurat e ndjekura janë në respekt të kuadrit ligjor. Kanë garuar 6 shoqëri shqiptare për marrjen e koncensionit dhe janë shpallur fituese pas përmbushjes së kërkesave", shpjegoi ai.
Kraja nënvizoi se për dhënien e koncensionit nuk është marrë parasysh asnjë lidhje me ndonjë ministër duke theksuar se fituesi i koncensionit nuk zgjidhet politikisht. "Ne nuk diskriminojmë asnjë biznes pavarësisht krushqisë", theksoi ai.
Sipas tij biznesi po sulmohet rëndë.